Sunday, November 2, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus

Editor by Editor
July 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon skemë gjigande të rimbursimeve fiktive në Shqipëri nga CFO Pharma dhe Bioplus
0
SHARES
56
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANA- Në fillim të këtij viti, punonjësit e një kompanie farmaceutike nga Italia, shtinë krejt rastësisht në dorë, shifrat e rimbursimit të medikamenteve në Shqipëri. Pasi u hodhën një sy të shpejtë të dhënave, drejtuesit e Chiesi spa u alarmuan nga ajo që panë. Dy nga barnat, për të cilët Chiesi ishte furnizuesi ekskluziv i tregut shqiptar, rezultonin të ishin rimbursuar nga Fondi Shqiptar i Sigurimeve Shëndetësore, në sasira shumë herë më të mëdha se sa kishte furnizuar kompania italiane.

Foster dhe Trimbow janë dy medikamente, të cilët përdoren për trajtimin e astmës. Të dy këto barna janë produkte ekskluzive, që do të thotë se kanë vetëm një furnitor në tregun shqiptar, pra kompaninë italiane Chiesi.

Rrjedhimisht shifrat e rimbursimit të këtyre ilaçeve nga FSDKSH duhet të përputhen plotësisht me ato që ka shitur në Shqipëri kompania prodhuese italiane.

Por sipas dokumentave të siguruara nga Kapitali, për periudhën 2021 deri në muajt e parë të këtij viti, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka rimbursuar rreth 20 mijë kuti më shumë të ilaçit Foster pompe se sa ka furnizuar kompania italiane dhe dhjetëra mijë të tjera të ilaçit Trimbow.

Të gjendur përballë këtij skandali, italianët investiguan më tej për të kuptuar se kush po i dëmtonte.

Hetimet e tyre zbuluan një skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila arrij në dhjetra milionë euro, në qendër të së cilës qëndron kompania CFO Pharma, dy kompani satelite të saj, Pharma plus dhe Medyx Albania si dhe dy farmaci të quajtura Bioplus dhe Medigreen në pronësi të ish kontrollorit të FSDKSH, Gazmend Aliaj, i arrestuar më parë për rimbursime fiktive.

Kompanitë e përfshira

Pharma Plus është një kompani farmaceutike e themeluar në vitin 2016 nga një person i quajtur Agron Shehaj, një shtetas i lindur në Fier. Pas themelimit nga Shehaj kompania rezulton të ketë ndërruar katër herë pronar. Të katër personat që kanë shitur dhe blerë aksionet e Pharma Plus rezultojnë ose punonjës ose persona të lidhur me CFO Pharman e Nadir Çaushollit.

Për më tepër, adresa e kompanisë rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas, dhe po kështu edhe numri i telefonit të saj. Ndonëse tani pronare e kompanisë në letra rezulton Alba Zylfo, pronari real i Pharma Plus është Nadir Çausholli.

Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon

Nadir Çausholli ne foto me Artemisa Sokolin, nje nga ish pronaret e Pharma Plus

Medyx Albania është një kompani e themeluar në Tiranë në shkurt të vitit 2019, nga një shtetas serb i quajtur Burim Latifi. Më vonë kompania ka ndryshuar emrin në Elartis dhe aksionet e saj i janë shitur një shtetasi tjetër po serb, të quajtur Muhamed Shabani.

Por kompania reklamohet se pjesë e CFO Pharmas siç tregohet nga fotot më poshtë dhe adresa e saj zyrtare rezulton pikërisht në selinë e CFO Pharmas.

Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon

Medyx eshte pjese e CFO Pharma

Të dyja kompanitë kanë rënë në rrjetën e investigimit të italianëve për shitje fiktive të produkteve të tyre. Më konkretisht, Pharma Plus ka deklaruar inventar mbi 3200 kuti Foster dhe Trimboë, pa asnjë blerje të këtyre produkteve. Ndërsa Medyx ka deklaruar mbi 16 mijë kuti pa bërë asnjë blerje.

Pasi i kanë deklaruar fiktivisht në inventaret e tyre këto medikamente, të dyja kompanitë si Pharma Plus ashtu dhe Medyx, rezultojnë t’i kenë shitur po fiktivisht CFO Pharmas. Kjo e fundit i ka shitur po fiktivisht medikamentet tek farmacitë Bio Plus dhe Medigreen, që zotërohen nga Iris Aliaj, bashkëshortja e Gazmend Aliajt. Për këto shitje fiktive farmacitë kanë marrë rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor duke vjedhur padrejtësisht paratë e qytetarëve.

Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon

Gazmend Aliaj, pronar i farmacive Bio PLus dhe Medigreen

Farmacitë Bio Plus dhe Medigreen ishin në qendër të skandalit të rimbursimeve fiktive që shpërtheu në vitin 2019. Në atë kohë, prokuroria e Tiranës e arrestoi Aliajn, por dy muaj më vonë gjykata i lehtësoi pozitat e tij me masën detyrim paraqitje.

I përfshirë FSDKSH

Miratimi i inventarëve fiktivë të kompanive Pharma Plus dhe Medyx Albania tregon se në skemë është i përfshirë edhe FSDKSH, deri në nivelet më të larta drejtuese.

Kapitali ka mësuar se pas shpërthimit të skandalit, në Fond janë bërë lëvizje. Por gjasat janë që kjo skemë gjigande vjedhje me rimbursimet fiktive, e cila përfshin shumë medikamente të tjera përtej atyre dy të kompanisë italiane, do të çojë në arrestime masive në strukturat më të larta të Fondit, por edhe në ministrinë e Shëndetësisë.

Koçiut i plas bomba në tregun e ilaçeve/ Chiesi zbulon

Ky skandal është dhe një nga arsyet se pse Edi Rama ditët e fundit, po paralajmëron përfshirjen direkte të qeverisë në importin e barnave. Por kjo duket thjesht lëvizja e radhës për të mbuluar abuzimet masive dhe vjedhjen e frikshme me të gjitha mënyrat të parasë publike në sektorin e shëndetësisë.

Sepse edhe skema e fundit e zbuluar nga italianët është bërë e mundur pikërisht nga zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë, Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe autoriteteve Tatimore, të cilët kanë kanë miratuar inventaret dhe shitjet fiktive të medikamenteve./ Kapitali.al

Previous Post

Erdogan në hapat e Ramës! Vijon aksioni për lirimin e hapsirave publike edhe në Turqi

Next Post

Balluku anulon koncensionin Milot-Balldre, përjashtohen nga gara Bashkim Ulaj dhe Salillari. Gati ta marr Rrok Gjoka

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Nëntë persona të lënduar në Londër/ Sulm me thikë në një tren, dyshohet se është akt terrorist

Nëntë persona të lënduar në Londër/ Sulm me thikë në një tren, dyshohet se është akt terrorist

November 2, 2025
Një vit nga shembja e çatisë në stacionin e trenit, incident që rezultoi me vdekjen e 16 personave, dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë në Serbi.

Një vit nga shembja e çatisë në stacionin e trenit, incident që rezultoi me vdekjen e 16 personave, dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë në Serbi.

November 2, 2025
Ceremonia përkujtimore për Fatos Nanon, Xhoana Nano përfaqëson familjen, liderë të rajonit dhe përfaqësues të opozitës ndjekin homazhet.

Ceremonia përkujtimore për Fatos Nanon, Xhoana Nano përfaqëson familjen, liderë të rajonit dhe përfaqësues të opozitës ndjekin homazhet.

November 2, 2025
Pamje ekskluzive: Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

Pamje ekskluzive: Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

November 2, 2025
Nëntë persona të lënduar në Londër/ Sulm me thikë në një tren, dyshohet se është akt terrorist
LAJME

Nëntë persona të lënduar në Londër/ Sulm me thikë në një tren, dyshohet se është akt terrorist

by timoni.al
November 2, 2025
0

Nëntë persona janë plagosur nga një sulm me thikë në një tren që udhëtonte nga Doncaster në King’s Cross, Londër,...

Read moreDetails
Një vit nga shembja e çatisë në stacionin e trenit, incident që rezultoi me vdekjen e 16 personave, dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë në Serbi.

Një vit nga shembja e çatisë në stacionin e trenit, incident që rezultoi me vdekjen e 16 personave, dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë në Serbi.

November 2, 2025
Ceremonia përkujtimore për Fatos Nanon, Xhoana Nano përfaqëson familjen, liderë të rajonit dhe përfaqësues të opozitës ndjekin homazhet.

Ceremonia përkujtimore për Fatos Nanon, Xhoana Nano përfaqëson familjen, liderë të rajonit dhe përfaqësues të opozitës ndjekin homazhet.

November 2, 2025
Pamje ekskluzive: Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

Pamje ekskluzive: Fatos Nano një vit para ndarjes nga jeta

November 2, 2025
“I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte”, ZBARDHET dëshmia e Bertil Alliajt: Djalin e xhaxhait e vrava për një arsye të fortë që…

“I kisha thënë disa herë që duhet të reagonte”, ZBARDHET dëshmia e Bertil Alliajt: Djalin e xhaxhait e vrava për një arsye të fortë që…

November 2, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nëntë persona të lënduar në Londër/ Sulm me thikë në një tren, dyshohet se është akt terrorist

Nëntë persona të lënduar në Londër/ Sulm me thikë në një tren, dyshohet se është akt terrorist

November 2, 2025
Një vit nga shembja e çatisë në stacionin e trenit, incident që rezultoi me vdekjen e 16 personave, dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë në Serbi.

Një vit nga shembja e çatisë në stacionin e trenit, incident që rezultoi me vdekjen e 16 personave, dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë në Serbi.

November 2, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al