Juventusi është angazhuar në bisedime me Realin e Madridit për të sjellë disa lojtarë që mund të largohen nga La Liga, ndërsa në krye të listës qëndron Brahim Díaz. Ish-lojtari i Milanit është alternativa kryesore nëse tratativat me Bernardo Silvën dështojnë. Portugezi nga Manchester City kërkon një pagë prej 8 milionë eurosh në sezon plus bonuse, çka do ta bënte më të paguarin e skuadrës duke kaluar edhe Yildiz; Juventus ofron një pagë fikse më të ulët por me bonuse më të larta për t’u përballuar me kërkesën e tij.
Brahim Díaz, me pasaportë marokene, ka kontratë me Realin deri në 2027 dhe madrilenët preferojnë ta shesin para skadencës për të mos e humbur si parametër zero, si po ndodh me David Alabën, i cili do të largohet nga Los Blancos si lojtar i lirë. Edhe Alaba është në shënjestrën e Juventusit dhe trajnerit Spalletti i pëlqen lojtari, ndaj do të zhvillohen bisedime për të.
Gjithashtu në tryezë do të jetë Gonzalo García, sulmues 22-vjeçar që ende duhet të tregojë potencialin e tij. Juventus është i gatshëm t’i japë një shans dhe po konsideron një formulë të ngjashme me atë të marrëveshjes me Álvaro Moratën vite më parë, ku Reali do të ruajë të drejtën e riblerjes në rast të shpërthimit të lojtarit.
Reali ka gjithashtu interes të madh për Kenan Yildiz dhe dëshiron të përfshijë në tratativa një lloj të drejte për blerjen e tij nëse Juventus vendos ta shesë talentin turk në të ardhmen.
Ndërkohë, çështja e Dusan Vlahovic mbetet e pazgjidhur dhe e ardhmja e sulmuesit serb është ende e pasigurt. Përfaqësuesit e tij po kërkojnë opsione; në mënyrë të veçantë, babai i lojtarit ka pasur një kontakt të parë me Bayernin e Mynihut. Klubi gjerman, që nuk është i sigurt për të ardhmen e Harry Kane, ka shfaqur interes për Vlahovic. Aktualisht bëhet fjalë vetëm për shkëmbim informacioni, por nuk përjashtohet që shpejt të nisin tratativa konkrete.

