Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

AAPSK financoi rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së me 104.2 milionë lekë

timoni.al by timoni.al
May 12, 2026
in LAJME
0
AAPSK financoi rikonstruksionin e ambjenteve të GJKKO-së me 104.2 milionë lekë
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ambjentet e reja të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të inauguruara ditën e hënë, janë realizuar me mbështetje financiare të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), në kuadër të përdorimit të të ardhurave nga asetet e sekuestruara e konfiskuara për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.

AAPSK ka alokuar gjatë vitit 2025, përmes disa vendimeve të Komitetit Ndërinstitucional për Masat kundër Krimit të Organizuar, financime me vlerë totale 104.2 milionë lekë. Nga këto, rreth 72 milionë lekë i janë dedikuar projektit për rikonstruksionin e sallave të gjykimit dhe ambienteve të brendshme të GJKKO-së. Ky financim përfshin rikonstruksionin e katër sallave të gjykimit, përmirësimin e ambienteve të përbashkëta, si dhe investime për sigurinë dhe infrastrukturën e institucionit.

Si pjesë e projektit janë kryer pagesa për rikonstruksionin e zyrave të gjyqtarëve dhe kryesekretarisë, si dhe për hartimin e projektit për rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta në katet 0, 1, 2 dhe 3, me vlerë 27.2 milionë lekë. Gjithashtu janë bërë shpenzime për blerjen dhe instalimin e disa pajisjeve për sigurinë dhe përmirësimin e infrastrukturës së ndërtesës me vlerë 5 milionë lekë.

Në raportin vjetor, GJKKO ka shprehur falënderim të posaçëm për AAPSK dhe Kryeadministratoren Risena Xhaja, duke theksuar se mbështetja financiare e ofruar gjatë vitit 2025 ka qenë “thelbësore për përmirësimin e kushteve të punës në gjykatë dhe për krijimin e ambienteve më të përshtatshme dhe më dinjitoze”. Sipas gjykatës, kjo ndihmë ka kontribuar drejtpërdrejt në krijimin e kushteve bashkëkohore të punës dhe të sigurisë për një institucion ku trajtohen çështje me rëndësi të veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Previous Post

Juventus, Reali i Madridit vëzhgon; Alaba, Gonzalo Garcia dhe Brahim Diaz në shënjestër, por çfarë bëhet me Vlahovic

Next Post

Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e lartë cakton datën e shqyrtimit

Next Post
Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e lartë cakton datën e shqyrtimit

Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e lartë cakton datën e shqyrtimit

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al