Gjykata e Apelit ka dënuar sot dhe gazetarin Jetmir Olldashi për dosjen ‘Babale’. Gjatë vendimit të sotëm, Apeli ka vendosur që gazetari Olldashi të dënohet me 100 orë punë në komunitet.
Në seancën e sotme avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa tha se vendimi i shkallës së parë për këtë çështje është i paligjshëm dhe se nuk duhet që të merret parasysh.
“Paraqitja e vendimit të pushimit nga krimet e rënda, vetëm tani në lidhje me këtë çështje, tregon se vendimi i shkallës së parë është i paligjshëm, dhe nuk duhet që të merret parasysh. Nuk mund të administrohet ky vendim si prove e dorëzuar nga avokati i viktimës së veprës penale, Geron Xhafa”, tha avokati Sefa.