Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Imuniteti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë — Zaçaj: Arrest për krime, jo për funksion; Gjiknuri: tepërt

timoni.al by timoni.al
October 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Imuniteti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë — Zaçaj: Arrest për krime, jo për funksion; Gjiknuri: tepërt
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Projektligji për Bankën e Shqipërisë është diskutuar në Komisionin e Ligjeve, me qendër vëmendjeje mundësinë e arrestimit të Guvernatorit për vepra penale që lidhen me ushtrimin e detyrës. Neni 72 i draftit parashikon mbrojtje nga arresti në burg, arresti në shtëpi dhe masa të tjera shtrënguese kur akuzat lidhen me funksionin e Guvernatorit.

Zv.guvernatorja e parë, Holta Zaçaj, argumentoi se kjo dispozitë synon të garantojë pavarësinë e institucioni dhe të shmangë presionet e mundshme ndaj tij. Ajo sqaroi se për rastet kur vepra penale nuk lidhet me detyrën — si për shembull një aksident rrugor me pasojë vdekjen — arrestimi mund të kryhet. Për veprat që lidhen me funksionin, sipas saj, duhet vlerësuar lidhja e akuzës me detyrën. Zaçaj tha: “Ne në nenin 72 kemi propozuar që arresti i guvernatorit nëse do të kërkohet duhet të verifikohet nëse ka prova të qenësishme dhe nëse vepra penale për të cilat kërkohet arresti ka lidhje me detyrën. Nuk është imunitet por dispozitë garantuese. Arsyeja pse mbrohet guvernatori, nuk mbrohet për shkak të të qenies së tij guvernator, mbrohet për shkak të elementit që të funksionojë i pavarur pa frikën që një ditë një organ i një pushteti tjetër vjen dhe e pengon për një arsye ose për tjetër për të ushtruar detyrën. Nuk mbrohet guvernatori si person. Ne mbrojmë institucionin duke mbrojtur guvernatorin.”

Deputeti socialist Damian Gjiknuri kundërshtoi këtë parashikim, duke thënë se me ligj po i jepen Guvernatorit garanci që nuk i parashikon Kushtetuta dhe se një mbrojtje e tillë mund të kufizojë veprimtarinë e drejtësisë. Ai vuri në dyshim legjitimitetin e një kategorie garancish ligjore përtej asaj kushtetuese: “Po i japim guvernatori me ligj ca garanci që nuk i ka askush veç presidentit… kjo është e tepërt. Ne pranojmë dështimin e drejtësisë, garancinë ta jep gjykata. Duhet të jetë në nivel kushtetues, por jo t’i jepet garanci që nuk e përcakton norma kushtetuese. Rasti i vetëm që bëhet bypass”.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ngriti shqetësime mbi vështirësitë që mund të ketë prokuroria në mbledhjen e provave në rast se kufizohen kontrollet personale apo ato në banesën e Guvernatorit, duke pyetur: “Po në rastet kur kontrolli i banesës dhe kontrolli personal, kufizojmë hetimin? Si do ti gjejë provat prokurori?”

Previous Post

Dita e 15-të e tubimit, Tiranë: protestues djegin kosha, kartona para Ministrisë së Arsimit; forcat e rendit gati

Next Post

Bizneset kundërshtojnë Paketën Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin

Next Post
Bizneset kundërshtojnë Paketën Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin

Bizneset kundërshtojnë Paketën Fiskale 2027 të qeverisë: Rritja e taksave godet investimet dhe punësimin

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al