Zlatan Ibrahimovic i drejtpërdrejtë në kritikat e tij pas anulimit të golit të Iranit në ndeshjen me Egjiptin, një gol që do t’i jepte fitoren skuadrës aziatike e cila më vonë u eliminuar nga Botërori 2026. Në studiot e Fox Sports, ku është i angazhuar si opinionist, Ibrahimovic shprehu zemërim ndaj vendimit të arbitrit dhe mënyrës së përdorimit të VAR-it.
“Kur merren vendime të tilla është e nevojshme që të jesh 100% i sigurt që ato do të jenë të drejta sepse përcaktojnë fatin e një kombëtareje,” tha ai, duke nënvizuar nevojën për saktësi absolute kur anulohen gola që mund të përcaktojnë rrugën e një kombëtareje në një kompeticion të madh. Ibrahimovic shtoi se kishte parë përsëritjen e golit shumë herë dhe nuk e kuptonte sesi mund të anulohej: “e kam parë përsëritjen e golit shumë e shumë herë dhe nuk e kuptoj sesi është e mundur të anulohet një gol i tillë.”
Ai kritikoi gjithashtu funksionimin e sistemit VAR, duke theksuar se ky sistem është krijuar për të evituar situata të padrejta, por sipas tij, “duke e përdorur në këtë mënyrë njerëzit humbasin besimin te instrumenti.” Për Ibrahimovic, mënyra se si u mor vendimi ndërhyn më shumë sesa vetëm në rezultatin e takimit: “Miliona iranianë festuan atë që menduan se ishte nje moment historik vetëm për të parë se një grup arbitrash e anuluan në pak sekonda,” vijoi ai, dhe shtoi se anulimi i golit nuk ishte i mjaftueshëm, por se “i vodhën ëndrrën një kombi të tërë.”
Fjalët e tij pasqyrojnë pakënaqësinë mbi ndikimin që vendimet e arbitrit dhe përdorimi i VAR-it mund të kenë në fatin e një kombëtareje dhe në reagimin e tifozërisë, sipas deklaratave të bëra në transmetimin e Fox Sports.

