Bisnesmeni i njohur në Shqipëri si pronar i firmës se ndertimit “Alesio-2014”, Anton Gjini, alias Pashk Rrapi, ne date 21 Tetor 2021 është ekstraduar nga Mali i Zi ku mbahej i arrestuar, drejt shtetit iberik nga autoritetet spanjolle që ishin më kërkim të tij. Anton Gjini do të kryej dënimin e lënë përgjysëm në Spanjë, pasi ishte arrestuar për trafik të 50 kg heroinë.
Ne vitin 2006 Gjini ishte arrestuar dhe dënuar 8 vjet e 9 muaj mga gjykata në Spanjë dhe në kohen kur ishte duke kryer dënimin, ai merr një leje disa ditore nga burgu dhe më pas është arratisur nga shteti iberik. Per kete arsye autoritetet spanjolle e kanë shpallur, Gjinin në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madrid për mos shlyerje të dënimin dhe arratisje nga burgu. Anton Gjini është arrestuar në Malin e Zi nga Interpol në muajin Prill të këtij viti. Mediat malazeze shkruajnë se ai është arrestuar në kufirin e Malit të Zi, në pikën kufitare Bozaj.
Në momentin që atij i është kërkuar dokumenti i identifikimit nga autoritetet vendase për t’i bërë kontrollin, ka dhënë pasaportën me identitetin e tij të dytë dhe jo me identitetin e tij të vërtetë. Identifikimi i tij është bërë përmes shenjave të gishtave, ku e zbulua se ishte person në kërkim dhe i dënuar me tetë vite e nëntë muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në Spanjë.
“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej nën një identitet tjetër nga Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.”- shprehet në një deklaratë policia e Malit të Zi.
Më herët, ka qenë Interpol Madrid, i cili ka ngritur alarmin e kuq për këtë shtetas. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.
Pas ekstradimit në Spanjë, Pashk Rrapi alias Anton Gjini pritet të vuaj dënimin që kishte marr në vitin 2006 po ashtu sipas autoritete spanjolle ai do të dënohet edhe për arratisjen 15-vjeçare nga drejtësia e vendit iberik. Autoritetet ne kete rast bëjnë të ditur se askush nga personat që ka probleme me ligjin nuk mund t’i fshihet drejtësisë , edhe pse mund të qendroj i fshehur për vite me radhë, një ditë do ta vuaj dënimin e merituar.