Një shqiptar, i akuzuar për të paktën 50 vjedhje në Itali është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
I riu me iniciale P.E, 30 vjeç, është autori i grabitjeve të ndodhura në zonën e Trentinos dhe në momentin e arrestimit ka qenë me një tjetër shqiptar, i identifikuar me inicialet M.I, 28 vjeç. Të dy ata akuzohen për një seri grabitjesh që kanë ndodhur në fund të vitit 2021 në territorin e Mogliano-s, në Veneto.
Pas arrestimit, policia italiane zbuloi po ashtu se ai ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet për tentativë vrasje ndaj një efektivi në vendin tonë dhe se është dënuar për këtë krim me 20 vjet burg.
Në shtetin fqinj, 30-vjeçari kërkohej për disa vepra penale si vjedhje, trafik droge dhe posedim të materialeve shpërthyese. Ndërkaq shoku i tij ishte dëbuar nga Italia për krime kundër pronës.