Friday, August 28, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Hapet Shërbimi i Trombektomisë në QSUT, ministrja Sala: Ekosistem profesionist që i përgjigjet qytetarit në kohë

timoni.al by timoni.al
August 27, 2026
in Lajmi Fundit
0
Hapet Shërbimi i Trombektomisë në QSUT, ministrja Sala: Ekosistem profesionist që i përgjigjet qytetarit në kohë
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ofron që nga sot shërbimin e trombektomisë, si rezultat i një investimi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale që zgjeron dhe modernizon neuroradiologjinë intervenuese në vend. Në kuadër të këtij projekti janë instaluar Angiografi Biplanar dhe është krijuar Kabineti i Radiologjisë Intervencionuese, të cilat mundësojnë diagnostikimin dhe trajtimin endovaskular të insultit ishemik akut përmes trombektomisë mekanike, si dhe trajtimin e patologjive të tjera vaskulare dhe cerebrovaskulare, përfshirë aneurizmat, përmes procedurave të avancuara si angiografia digjitale me substraksion (DSA).

Shërbimi do të ofrohet 24 orë në ditë dhe do të funksionojë në bashkëpunim me neurologët, neurokirurgët, terapinë intensive dhe Shërbimin e Strokut. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala, gjatë inspektimit të ambienteve u ndal në mënyrën e funksionimit të servisiti, duke sqaruar se përmes aparaturave moderne mundësohet jo vetëm diagnostikimi, por edhe trajtimi i rasteve të insultit ishemik dhe patologjive të tjera me origjinë vaskulare që më parë nuk trajtoheshin në vend.

Investimi përfshin gjithashtu ngritjen dhe trajnimin e një ekipi të specializuar mjekësor, duke përfshirë neuroradiologët intervenues, infermierët dhe teknikët, për garantimin e cilësisë së shërbimit. Me kapacitetet e reja teknologjike pritet të realizohen rreth 200 procedura të avancuara endovaskulare në vit, duke forcuar aftësitë e QSUT për trajtimin e patologjive komplekse neurovaskulare dhe duke sjellë mundësi për ndërhyrje të shpejta dhe të avancuara në vend.

Në vijim të zgjerimit të kapaciteteve, brenda vitit 2026 në Shërbimin e Neurokirurgjisë do të instalohet edhe një akselerator linear për trajtimin e pacientëve me tumore të trurit. Sipas burimeve zyrtare, këto investime synojnë ngritjen e një sistemi shëndetësor më të specializuar dhe më pranë pacientit.

Previous Post

Islanda kërkon të hyjë në BE, ekspertët: do të shtyjë edhe anëtarësimin e Shqipërisë

Next Post

Ndodh në Brazil: Palmeiras në fushë me fanellë të kaltër, homazh për Italinë, kampione e botës 2006

Next Post
Ndodh në Brazil: Palmeiras në fushë me fanellë të kaltër, homazh për Italinë, kampione e botës 2006

Ndodh në Brazil: Palmeiras në fushë me fanellë të kaltër, homazh për Italinë, kampione e botës 2006

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al