Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike do të zgjedhë sot mes sekretarit të përgjithshëm në detyrë Flamur Noka dhe deputetit të Fierit, Saimir Korreshi, për postin e numrit dy të partisë. Korreshi vendosi vetëm në momentet e fundit të bëhej pjesë e garës. Gjatë paradites, në korridoret e selisë përflitej emri i deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi, si rival i Nokës, por sipas gazetares së Top Channel, Elda Menga, zyrtarisht në garë u fut vetëm deputeti Korreshi.
Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha prezantoi listën e kandidatëve për tre nënkryetarët e partisë, nga të cilët do të zgjidhen tre:
Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj, Erisa Bajaziti.
Për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm emrat e listuar janë:
Flamur Noka; Sajmir Korreshi.
Për Sekretar Organizativ kandidatët janë:
Agron Loka; Klevis Balliu.
Për Sekretar për Dixhitalizimin:
Etion Kapedani; Renald Rista.
Për Sekretar për Burimet Njerëzore:
Andi Mustafa; Mario Runa.
Për Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin:
Gentian Kaprata; Maksim Kola.
Për Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore:
Arlinda Ahmetaj; Marash Logu.
Për Sekretar për Çështjen e Pronave:
Endira Bushati; Ledina Mandia.
Për Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun:
Denisa Kele; Viola Kapedani.
Për Sekretar për të Drejtat e Njeriut:
Franc Nuri; Ledio Nuraj.
Për Sekretar për Organizatat Partnere:
Eva Metaj; Malvina Lika.
Për Sekretar për të Përndjekurit Politik:
Lorenc Luka; Shkëlqim Lepenica.
Për Sekretar për Integrimin Europian:
Fjoralba Dizdari; Silvia Hasaj.
Për Sekretar për Pushtetin Vendor:
Agron Haxhimali; Ylli Asllani.
Për Sekretar për Diasporën:
Et’hem Aga; Petrit Tafaj.
Për Sekretar për Aksionin Qytetar:
Erges Eskiu; Jurgen Spaho.

