Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendos sot për zëvendësuesin e kryetarit, duke u përballur mes sekretarit të përgjithshëm në detyrë Flamur Noka dhe deputetit të Fierit Saimir Korreshi. Korreshi u fut në garë vetëm në momentet e fundit. Para nisjes së procesit, në korridoret e selisë u përfol emri i deputetit të Elbasanit, Blendi Himçi, si rival i Nokës, por zyrtarisht në garë u paraqit vetëm Korreshi, sipas gazetares së Top Channel, Elda Menga.
Gjatë fjalës së tij, Sali Berisha prezantoi edhe listën e kandidatëve për nënkryetarët e partisë, prej të cilëve do të zgjidhen tre. Emrat e shpallur janë: Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Xhonatan Pano, Nikola Kedhi, Besa Manaj dhe Erisa Bajaziti. Agron Gjekmarkaj dhe Gazment Bardhi vijojnë të mbeten në pozicionin e nënkryetarëve. Sipas materialit të shpallur, gara më e fortë për një vend ndër nënkryetarë shihet mes Këlliçit dhe Boçit.
Në të njëjtën njoftim u publikuan emrat e kandidatëve për sekretarët e partisë në poste të ndryshme. Për Sekretar të Përgjithshëm figurojnë Flamur Noka dhe Sajmir Korreshi. Për Sekretar Organizativ garojnë Agron Loka dhe Klevis Balliu. Për Sekretar për Dixhitalizimin janë Etion Kapedani dhe Renald Rista. Për Sekretar për Burimet Njerëzore kandidojnë Andi Mustafa dhe Mario Runa. Për Sekretar për Urbanistikën dhe Territorin janë Gentian Kaprata dhe Maksim Kola. Për Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore figurojnë Arlinda Ahmetaj dhe Marash Logu. Për Sekretar për Çështjen e Pronave janë Endira Bushati dhe Ledina Mandia. Për Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun kandidojnë Denisa Kele dhe Viola Kapedani. Për Sekretar për të Drejtat e Njeriut janë Franc Nuri dhe Ledio Nuraj. Për Sekretar për Organizatat Partnere figurinojnë Eva Metaj dhe Malvina Lika. Për Sekretar për të Përndjekurit Politik kandidojnë Lorenc Luka dhe Shkëlqim Lepenica. Për Sekretar për Integrimin Europian janë Fjoralba Dizdari dhe Silvia Hasaj. Për Sekretar për Pushtetin Vendor kandidojnë Agron Haxhimali dhe Ylli Asllani. Për Sekretar për Diasporën figurojnë Et’hem Aga dhe Petrit Tafaj. Për Sekretar për Aksionin Qytetar janë Erges Eskiu dhe Jurgen Spaho.

