Vdekja e papritur e Presley Gerber në moshën 27-vjeçare ka shkaktuar dhimbje mes njerëzve që e njihnin, përfshirë ish-të dashurën e tij, modelen Charlotte D’Alessio, e cila reagoi publikisht përmes një serie fotografish dhe kujtimesh në Instastory. D’Alessio ndau fotografi dhe video të vjetra me Presley-n, shoqëruar me mesazhe të ndjera, duke shkruar: “Kam ndarë një dashuri të pastër me ty dhe jam falenderuese, e nderoj jetën tënde. Meritoje më shumë kohë. Meritoje më shumë jetë. Shumë e nervikosur për këtë.” Në një postim tjetër ajo shtoi: “Të dua Pres. Gjithmonë. Atje lart, këtu poshtë. Te gjithë të duam shumë. Unë shpresoj ta ndjesh.”
Përveç fjalëve, D’Alessio publikoi edhe momente të tjera nga koha që kishin kaluar së bashku, përfshirë një video ku Presley duket duke vrapuar drejt ujit me një qen pas tij; mbi këtë material ajo shkroi: “Do të të kujtoj gjithmonë në këtë mënyrë.” Këto postime pasqyrojnë kujtime personale dhe momente larg kamerave dhe famës.
Presley dhe Charlotte u lidhën herën e parë në vitin 2017 dhe marrëdhënia e tyre zyrtare nisi në vitin 2018, duke zgjatur rreth dy vjet; të dy ishin emra të njohur në botën e modelingut atëherë. Presley, djali i supermodeles Cindy Crawford dhe biznesmenit Rande Gerber, u gjet i pajetë më 20 shtator në një qendër rehabilitimi në Santa Monica. Policia lokale po heton vdekjen si një mbidozë të dyshuar, ndërkohë që autoritetet kanë deklaruar se aktualisht nuk ka shenja të ndërhyrjes së një personi tjetër.
Lajmi i vdekjes së tij nxiti reagime nga njerëz të afërt dhe figura publike. Paris Hilton e përshkroi veten si “plotësisht të zemërthyer”, ndërsa Brooklyn Beckham e kujtoi Presley-n si “më të mirin”. Përmbajtja e publikuar nga D’Alessio dhe reagimet e personave të njohur pasqyrojnë hidhërimin dhe përkujdesjen që pasoi pas lajmit për vdekjen e tij.

