Kylian Mbappé u rikthye në qendër të vëmendjes pas një postimi të shkurtër në Instagram që u fshi pak sekonda pas publikimit. Sulmuesi i Real Madridit publikoi një “story” ku shfaqej aktorja spanjolle Ester Expósito e veshur me fanellën e Kombëtares së Francës, me numrin 10 dhe me shiritin e kapitenit. Edhe pse postimi u ho menjëherë, disa ndjekës arritën ta fotografonin dhe pamjet u përhapën shpejt në rrjetet sociale.
Sipas influencerit Javi Hoyos, fotoja u publikua rreth orës 05:30 të mëngjesit, menjëherë pas humbjes së Francës ndaj Anglisë. Hoyos tha se “Postimi zgjati vetëm disa sekonda” dhe se përdoruesit që tentonin ta hapnin më pas shihnin njoftimin se ajo nuk ishte më e disponueshme. Fotografia e publikuar tregonte Ester Expósito me fanellën e Francës, numrin 10 të Mbappé dhe shiritin e kapitenit, një detaj që ka nxitur spekulime të shumta në rrjetet sociale.
Hoyos përmendi gjithashtu mundësinë që futbollisti të ketë dashur ta publikonte foton vetëm për listën e tij të “Miqve të Ngushtë” në Instagram, por se ajo, për shkak të një gabimi, u bë e dukshme për të gjithë ndjekësit para se të fshihej. Deri më tani, as Kylian Mbappé dhe as Ester Expósito nuk kanë reaguar publikisht për këtë episod apo për zërat që kanë nisur të qarkullojnë mbi një lidhje të mundshme mes tyre.
Edhe pse postimi ishte shumë i shkurtër, ai ka mjaftuar për të ndezur debate dhe komente në rrjetet sociale, ku pamjet dhe diskutimet përhapen me shpejtësi. Ndërkohë, nuk ka pasur konfirmime apo sqarime zyrtare nga palët e përfshira lidhur me qëllimin e publikimit, mbi atë nëse ka qenë aksident apo veprim i synuar për grup të kufizuar ndjekësish.

