Tuesday, May 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Fiks Fare/ 9 muaj pa përqafuar djalin 2-vjeçar, nëna nga Durrësi denoncon: Ma mbajnë peng. Policia: Ik qërohu

timoni.al by timoni.al
April 21, 2026
in LAJME
0
Fiks Fare/ 9 muaj pa përqafuar djalin 2-vjeçar, nëna nga Durrësi denoncon: Ma mbajnë peng. Policia: Ik qërohu
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një nënë nga Durrësi thotë se prej më shumë se nëntë muajsh nuk e sheh djalin e saj 2-vjeçar, të cilin e ka marrë ish-bashkëjetuesi, person që ligjërisht nuk rezulton babai i fëmijës. Ajo tregon se u ndanë për shkak të konsumit të alkoolit, dhunës dhe fyerjeve; pas ndarjes ajo mbajti vajzën 1-vjeçare, ndërsa djali u mor nga ish-partneri. “Që nga shtatori nuk e kam parë djalin. Më ka marrë malli, po plas”, thotë ajo.

Sipas deklarimeve të nënës, fëmija jeton në kushte të vështira: në banesë jeton edhe nëna e ish-bashkëjetuesit e cila është invalide, ndërsa ai vetë konsumon vazhdimisht alkool. Gjithashtu, fëmija rezulton pa atësi të njohur ligjërisht pasi nëna nuk kishte përfunduar një vit nga divorcit i mëparshëm në momentin e lindjes.

Ajo pretendon se i është drejtuar policisë dhe shërbimit social pa zgjidhje konkrete. Pasi ka paraqitur rastin, thotë se nga policia është përballur me refuzim dhe komunikim të papërshtatshëm; sipas saj, një efektiv i ka thënë: “Bëje kallëzimin në gjykatë. Mos më merr më në telefon, qërohu”. Kur i është drejtuar policisë më herët, i është thënë gjithashtu se “nuk kemi çfarë bëjmë”, ndërsa shërbimi social, sipas saj, e ka mbajtur vetëm me takime pa rezultat.

Gjatë përballjes me ish-bashkëjetuesin, ai ka refuzuar të dorëzojë fëmijën, duke thënë: “Nuk e jap fëmijën. Të mbarojë gjykata pastaj”. Ai pohoi se ka hapur një proces për njohjen e atësisë dhe se në polici kanë bërë një marrëveshje gojore që ajo të mbajë vajzën dhe ai djalin: “këtë marrëveshje kemi bërë në polici me gojë pa nënshkruar një dokument, ajo do mbajë vajzën unë djalin”.

Sipas burimeve, procesi gjyqësor i hapur lidhet vetëm me njohjen e atësisë dhe jo me kujdestarinë, e cila kërkon procedurë të veçantë ligjore; deri në përfundimin e tij ai nuk ka status ligjor si prind. Punonjëset e shërbimit social kanë kërkuar që fëmija t’i kthehet nënës dhe paralajmëruar se mbajtja e tij në këto kushte mund të përbëjë shkelje ligjore dhe të trajtohet si pengmarrje. Në mungesë zgjidhjeje, nëna vijon t’i drejtohet institucioneve për të rifituar të drejtën për t’u takuar me djalin.

Previous Post

Trump e propozoi, Senati Amerikan dyshon, vë në pikëpyetje kandidaturën e Kevin Warsh për drejtimin e Rezervës Federale

Next Post

E pabesueshme në Katar: Al Sadd i Mancini rrezikon të humbasë titullin që sapo festoi

Next Post
E pabesueshme në Katar: Al Sadd i Mancini rrezikon të humbasë titullin që sapo festoi

E pabesueshme në Katar: Al Sadd i Mancini rrezikon të humbasë titullin që sapo festoi

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al