Roberto Mancini rrezikon të humbasë edhe titullin kampion të Katarit pak ditë pasi Al Sadd u eleminua në çerekfinale të Champions League Aziatike nga Vissel Kobe më 16 prill. Më 13 prill Al Sadd ishte shpallur zyrtarisht kampion pasi Al Shamal pësoi humbje 2-0 ndaj Qatar SC dhe diferenca mes tyre u rrit në 5 pikë, me Al Sadd që kishte luajtur ndeshjen e javës së 21. Po atë ditë Al Sadd kaloi edhe Al Hilal në Champions League Aziatike, por më vonë u eliminua në çerekfinale, ndërsa një vendim i gjykatësit sportiv shkundi festën e skuadrës dhe të trajnerit Mancini.
Përkampionatin, rreziku mund të vijë nga një vendim zyrtar. Pas ndeshjes Al Shamal kundër Qatar SC, Al Shamal bëri apel për shkelje të rregullores mbi numrin e lojtarëve të huaj të përdorur nga Qatar SC. Apeli u pranua dhe rezultati 2-0 në fushë u shndërrua në fitore 3-0 në tavolinë për Al Shamal. Sipas përshkrimit të ngjarjes, pas ndëshkimit me karton të kuq të tunizianit Ali Saudi, argjentinasi Franco Russo hyri në fushë në vend të katariot Ahmed Al Raëi në një moment që, sipas rregullores, nuk lejohej.
Neni 15 i rregullores thekson se: “Nëse një prej lojtarëve të huaj profesionistë në fushë ndëshkohet me karton të kuq, një prej 5 lojtarëve nga Katari (apo rezident në Katar) në fushë nuk mund të zëvendësohet me një lojtar tjetër të huaj dhe skuadra duhet të vazhdojë të ketë 5 futbollistë të huaj.” Po ashtu, neni 61/1/b parashikon dënimin me humbje në tavolinë dhe një gjobë mbi 100 mijë riyal për shkelje të normave.
Si pasojë e vendimit, diferenca mes Al Sadd dhe Al Shamal është ngushtuar në vetëm 2 pikë. Java e fundit e kampionatit parashikon përballjen direkte ndërmjet këtyre dy skuadrave, një përplasje vendimtare që mund të vendosë titullin. Në rast humbjeje të Al Sadd në ato ndeshje, skuadra dhe trajneri do të rrezikonin të humbnin titullin që e kishin fituar më parë.














