Sunday, May 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Festivali i monodramës Flasim shqip i qendrës teatrore Naum Shundi rikthehet në edicionin e dytë

timoni.al by timoni.al
May 17, 2026
in KRYESORE
0
Festivali i monodramës Flasim shqip i qendrës teatrore Naum Shundi rikthehet në edicionin e dytë
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Festivali i Monodramës “Flas Shqip”, i organizuar nga Teatri “Zonja e Bujtinës” dhe qendra teatrore Naum Shundi, rikthehet në edicionin e dytë. Festivali i dedikohet tërësisht dramaturgjisë shqiptare, ashtu sikurse është ideuar nga themeluesi Naun Shundi, që u nda nga jeta një vit më parë.

Drejtuesja e festivalit, Raimonda Shundi, shprehet: “Për mua dhe për ne si teatër, është e trishtë sepse mungon Naun Shundi, por misioni i tij po vazhdon”. Aktori Bujar Asqeriu e kujton themeluesin me fjalët: “E kujtoj me respekt të madh sepse pikërisht këtu në shtëpinë e tij konkretizoi dashurinë e tij për teatrin. Në këtë festival, kemi artistë të shkëlqyer”. Ndërsa aktorja Raimonda Bulku e përshëndeti festivalin nga Vjena, ku interpretoi në natën finale të Eurovision krah Alis Kallaçit.

Programi u çel me monodramën “Dashuri virtuale”, me regji nga Donard Hasani dhe interpretim nga Erand Sojli. Vepra përshkruhet si një dramë emocionale dhe reflektuese që prek realitetin e marrëdhënieve në epokën dixhitale.

Festivali do të përmbyllet më 19 maj në Teatrin Eksperimental. Në mbyllje do të shfaqet “Qeni”, vepra e autorit Naum Shundi, dhe pas saj juria e festivalit do të ndajë çmimet për pjesëmarrësit.

Previous Post

Rijetëzohet hekurudha e vjetër Tiranë–Durrës: tren me kushte moderne dhe 120 km/h në 2027

Next Post

Filarmonia e Kosovës në Korçë: Koncert i veçantë, qytetarët shijuan muzikën e trevave shqiptare

Next Post
Filarmonia e Kosovës në Korçë: Koncert i veçantë, qytetarët shijuan muzikën e trevave shqiptare

Filarmonia e Kosovës në Korçë: Koncert i veçantë, qytetarët shijuan muzikën e trevave shqiptare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al