Monday, June 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

FBI-ja bastis shtëpinë e analistit politik amerikano-rus, Dimitri Simes

Editor by Editor
August 16, 2024
in AKTUALITET, BOTË, Lajmi Fundit, Vendi
0
FBI-ja bastis shtëpinë e analistit politik amerikano-rus, Dimitri Simes
0
SHARES
22
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjentët e FBI-së e kanë bastisur dhe kontrolluar shtëpinë e Dimitri Simes në Virxhinia, i cili është një komentator i njohur politik dhe autor i emisionit për çështje aktuale në televizionin shtetëror rus, Channel One, raportoi të premten gazeta Rappahannock News.

Simes tha për këtë gazetë se ndodhet jashtë vendit, por se ndihet i “shqetësuar dhe i habitur” nga aksioni i FBI-së.

Ai tha për agjencinë ruse të lajmeve, TASS, të premten se lajmet se agjentët e FBI-së ndodhën në shtëpinë e tij janë të vërteta, edhe pse ai nuk ishte njoftuar zyrtarisht.

Simes u lind në Moskë më 1947 dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1973. Ai kishte shërbyer si këshilltar joformal i ish-presidentit amerikan, Richard Nixon, dhe kishte udhëtuar rregullisht me Nixonin në Rusi dhe në ish-vendet e tjera sovjetike.

Më 1994, Nixon e emëroi atë kryetar të Qendrës për Interes Kombëtar, e cila në atë kohë quhej Qendra e Nixonit për Paqe dhe Liri.

Simes u largua nga kjo pozitë më 2022.

Ai ishte gjithashtu këshilltar në fushatën presidenciale të Donald Trumpit më 2016 dhe e aranzhoi një fjalim të rëndësishëm për politikën e jashtme më 2016, në të cilin Trumpi shpalosi vizionin e tij për bashkëpunim më të madh me Rusinë.

Emri i Simes u përmend më shumë se 100 herë në një raport të vitit 2019 nga prokurori i përgjithshëm amerikan, Robert Mueller, i cili quhej “Raporti për Hetimin e Ndërhyrjes Ruse në Zgjedhjet Presidenciale të Vitit 2016”.

Simes ishte moderator i një sesioni pyetje-përgjigje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg më 2023./REL

Previous Post

VIDEO/ 20 mijë euro ‘fundosën’ Shefin e Antidrogës në Durrës, dalin PAMJET e arrestimit në flagrancë!

Next Post

Berisha: 7 pyetje të tjera për Ramën mbi 224 mijë metra tokë në Gjipe

Next Post
Berisha: 7 pyetje të tjera për Ramën mbi 224 mijë metra tokë në Gjipe

Berisha: 7 pyetje të tjera për Ramën mbi 224 mijë metra tokë në Gjipe

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al