Saturday, June 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha: 7 pyetje të tjera për Ramën mbi 224 mijë metra tokë në Gjipe

Editor by Editor
August 16, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Berisha: 7 pyetje të tjera për Ramën mbi 224 mijë metra tokë në Gjipe
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ka ngritur 7 pyetje ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e 224 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Gjipesë.

Berisha akuzon Ramën për mashtrim dhe vjedhje të tokës, duke kërkuar sqarime për angazhimin e arkitektit të famshëm Winy Maas në këtë proces dhe detajet e pagesës për të.

“1 – A ke angazhuar o hajduti i Gjipesë, arkitektin e famshëm Winy Maas për studimin e 224 mijë metra katrorë tokë vjedhur në Gjipe?

2 – Në rast se po, në ç’vit e ke angazhuar atë a e ke dhe dërguar në Gjipe për të studiuar tokën e vjedhur dhe kur e ke dërguar atë?

3 – Në rast se e ke dërguar në Gjipe, arkitektin e famshëm Winy Maas, e dërgove atë diku lart në rripa malesh dhe shumë larg nga buzëdeti apo buzë ujit, fiks rrëzë kanionit mahnitës të Gjipesë?

4 – A ka bërë ndonjë projekt, arkitekti i famshëm Winy Maas për zhvillimin e zonës dhe për resort turistik në tokën e vjedhur të gjirit të Gjipesë apo të plaçkitur pa asnjë dokument kadastral apo shpronësimi që të vërtetojnë pronësinë e nënës tuaj të ndjerë dhe familjarëve të saj në këtë tokë?

5 – Në rast se arkitekti i famshëm ka bërë një projekt të tillë, e ka bërë atë për diku lart në rripa malesh, shumë larg buzë ujit apo kalivaç mbi monumentin natyror më të mbrojtur të të gjithë bregut të detrave të Shqipërisë që është kanioni mahnitës i Gjipesë, buzë ujit dhe në zonën më panoramike me turistike të brigjeve shqiptare?

6 – Së fundi, sa e keni paguar arkitektin e famshëm Winy Maas për projektin e tokës së grabitur në gjirin e Gjipesë dhe me çfarë fondesh e keni paguar njërin nga arkitektët më të kushtueshëm të Europës, në rast se e keni paguar.

7 – Publiku shqiptar pret përgjigje të këtyre pyetjeve, të cilat duket se do të kenë fatin e të parave, por gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra dhe bashkë me të do të rrëzohet edhe hajduti dymetrosh i 224 mijë metrave katrorë tokë në zonën më panoramike dhe më turistike të bregut shqiptar, Gjirin e Gjipesë.”, është shprehur Berisha.

Previous Post

FBI-ja bastis shtëpinë e analistit politik amerikano-rus, Dimitri Simes

Next Post

Sezoni i katërt vjen me ndryshime, njihuni me formulën e re të Big Brother Vip Albania

Next Post
Sezoni i katërt vjen me ndryshime, njihuni me formulën e re të Big Brother Vip Albania

Sezoni i katërt vjen me ndryshime, njihuni me formulën e re të Big Brother Vip Albania

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al