Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Evropiani i Mundjes: jepen medaljet e para, turku Kaayalp vendos rekord, mundës të tjerë shqiptarë zbritën në tapet.

timoni.al by timoni.al
April 21, 2026
in KRYESORE
0
Evropiani i Mundjes: jepen medaljet e para, turku Kaayalp vendos rekord, mundës të tjerë shqiptarë zbritën në tapet.
0
SHARES
14
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të martë u shpërndanë medaljet e para në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë. Ngjarja kryesore ishte triumfi i turkut Riza Kayaalp në peshën deri në 130 kg, i cili fitoi medaljen e 13-të të artë evropiane në këtë kategori duke vendosur një rekord të ri. Në finale Kayaalp mposhti hungarezin Vittek 7-0. Medaljet e bronztë në këtë peshë i fituan Pavel Hlinchuk, që mundi Kamparov, dhe Mykhailo Vyshnyvetskyi, që mposhti Kandelakin.

Në peshën 55 kg, medaljen e artë e fitoi Sefershaev, i cili mundi në finalen e tij gjeorgjianin Lolua 2-1. Medaljet e bronztë u fituan nga bullgari Mamadov, që mposhti Recep 8-0, dhe Grigorov, që mundi Khachatrian 8-0.

Në peshën 63 kg, Emelin u shpall kampion evropian pasi fitoi ndaj moldavit Eriomenco 9-0. Medaljet e bronztë në këtë kategori i morën Aslanyan dhe Kamal, që mposhtën respektivisht Salinov dhe Abuladze me rezultatet 11-0 dhe 6-2.

Në kategorinë 77 kg, moldavu Amoyan fitoi medaljen e artë të kampionit të Evropës duke mposhtur Ramaz Zoidze, i cili mori medaljen e argjendtë. Medaljet e bronztë u fituan nga Fritsch dhe Baff, që mundën kundërshtarët Kamjenasevic dhe Gutu. Për Malkhas Amonyan, kjo e fituar në Tiranë është medalja e 5-të e artë në një evropian në karrierën e tij.

Në kategorinë deri në 87 kg, Bisultanov u shpall kampion i Evropës pasi mundi në finalen e tij bullgarin Novikov 8-4, që mori medaljen e argjendtë. Medaljet e bronztë u fituan nga Abbasov dhe Filchakov, të cilët mposhtën rivalët Kaya dhe Jarashevic.

Në dy përfaqësimet shqiptare të ditës, Bajram Sina garoi në kategorinë deri në 60 kg dhe humbi në raundin kualifikues ndaj moldavit Rusu 10-1. Gjete Prenga në kategorinë 67 kg u eliminua në 1/8 e finaleve pas humbjes ndaj Dominit Erlinger.

Previous Post

SPAK sekuestron 40 milionë euro pasuri në dosjen e AKSHI-t ndaj të dyshuarve

Next Post

Politikja dhe personalja shpesh përzihen — Grida Duma largoi Lelën në debatin Top Story, ndodh në studio të mëdha

Next Post
Politikja dhe personalja shpesh përzihen — Grida Duma largoi Lelën në debatin Top Story, ndodh në studio të mëdha

Politikja dhe personalja shpesh përzihen — Grida Duma largoi Lelën në debatin Top Story, ndodh në studio të mëdha

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al