Thursday, August 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Ethet e Nilit në Korçë: ISHP në terren pas rastit të parë; hetime dhe depistim për parandalim

timoni.al by timoni.al
August 26, 2026
in KRYESORE
0
Ethet e Nilit në Korçë: ISHP në terren pas rastit të parë; hetime dhe depistim për parandalim
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas konfirmimit të rastit të parë me Ethet e Nilit në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka nisur hetimin epidemiologjik në qarkun e Korçës. Një ekip specialistësh nga Tirana ka mbërritur në terren për të kryer hetimin entomologjik dhe depistimin në vatër, me qëllim identifikimin e pranisë së mushkonjës që transmeton virusin e Nilit Perëndimor dhe marrë masat e nevojshme të kontrollit.

Rasti i konfirmuar i përket një 72-vjeçari nga qyteti i Korçës, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr trajtimin mjekësor përkatës. Sipas të dhënave, i moshuari dyshohet të jetë pickuar nga një mushkonjë gjatë qëndrimit në një lulishte, ku kalonte një pjesë të konsiderueshme të ditës. Pas shfaqjes së shqetësimeve shëndetësore, ai u paraqit në spital, ku analizat laboratorike konfirmuan infektimin me virusin e Nilit Perëndimor.

Specialistët e ISHP po kryejnë hetime në terren në zona të ndryshme të qarkut për të evidentuar nëse është e pranishme mushkonja bartëse dhe për të përcaktuar masat e kontrollit. Në kuadër të hetimit dhe masave parandaluese, ekipet e specializuara po bëjnë edhe depistimin në vatër. Po ashtu, pritet ndërhyrja për dezinfektimin dhe trajtimin e zonave të identifikuara si të mundshme për praninë e mushkonjave.

Ethet e Nilit transmetohen te njerëzit kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara. Në shumicën e rasteve infeksioni mund të jetë pa simptoma, ose të shfaqet me temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të përziera dhe të vjella. Në raste të rënda, virusi mund të prekë sistemin nervor dhe të shkaktojë komplikacione serioze.

Autoritetet shëndetësore vijojnë monitorimin në terren, ndërsa hetimi i ISHP pritet të përcaktojë shkallën e përhapjes së mushkonjës bartëse dhe masat konkrete që do të ndërmerren për parandalimin e rasteve të tjera.

Previous Post

Ekskluzive: Myrvete Dibra mes rikthyerve nga Siria, ish-bashkëshorte e malazezit Hamid Beharoviç, ish-pjesëtar i bandave të ISIS

Next Post

Aksi Torino-Madrid, Atletico vë sytë te David, ndërsa Spalletti preferon Sorloth

Next Post
Aksi Torino-Madrid, Atletico vë sytë te David, ndërsa Spalletti preferon Sorloth

Aksi Torino-Madrid, Atletico vë sytë te David, ndërsa Spalletti preferon Sorloth

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al