Sunday, December 14, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Erdhi para zyrës time me fuoristradë me xhama të zinj”, dëshmia e noterit: Si u kërcënova me jetë nga Ben Qimja: Më pyeti nëse njoh gjyqtarin! Më tha, do ju vras të dyve…

Editor by Editor
February 26, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
“Erdhi para zyrës time me fuoristradë me xhama të zinj”, dëshmia e noterit: Si u kërcënova me jetë nga Ben Qimja: Më pyeti nëse njoh gjyqtarin! Më tha, do ju vras të dyve…
0
SHARES
45
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emisioni “Në Shënjestër” në Neës24 zbardh detaje të reja lidhur e kërcënimet e Arben Isufaj, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, ndaj gjyqtarit Vladimir Cjapi dhe noterit Arben Tahiraj në qytetin e Fierit.

Të njëjtat shpjegime lidhur mbi kërcënimin që kishte marrë dha përpara oficerit të policisë gjyqësore edhe noteri Arben Tahiraj, i cili rrëfeu të gjithë dinamikën se si Arben Isufaj mbërriti në zyrën e tij të punës, bashkë me njerëz të tij të afërt.

Arben Tahiraj: “Më datë 12 Shkurt 2025, rreth orës 16.20 unë ndodhesha në zyrën e time të punës, duke kryer disa veprime noteriale me një qytetar. Gjatë kësaj kohe, nga hyrja e zyrës që korespondon me rrugën, vë re se përballë kishte ndaluar një automjet ‘Fuoristradë’, ngjyrë e errët me xhama të zinj. Ku dallova vetëm drejtuesin e mjetit që po shikonte nga zyra ime. Pasi e pashë me vëmendje, konstatova që drejtuesi i automjetit ishte djali i shtetasit Arben Isufaj.Të cilin e njoh si banor të Fierit dhe për faktin që ka ardhur shpesh te unë për të kryer veprime noteriale”.

Por ndërsa thotë se ngriti dorën dhe e përshëndeti, me të dalë nga zyra, ai u përball me vetë personazhin e Ben ‘Qimes’, që ndërkohë kishte qenë i ulur në sediljen e pasme të automjetit, të drejtuar në këtë rast nga djali i tij.

Pasi zbriti nga automjeti, ai i kërkoi noterit që së bashku të kalonin në anën e pasme të zyrës së tij.

Arben Tahiraj: “Pasi zbriti nga makina, Arben Isufaj më tha që të kalonim nga pjesa e trotuarit, në një rrugicë, nga ku më pas shkohet për në gjykatë.

Në këtë moment unë pashë që pas ‘fuoristradës’ ndodhej edhe një automjet tjetër, ngjyrë e zezë, me siguri ‘BMW’, aty nga ky zbriti nipi i Arbenit, shtetasi Amarildo Isufaj si dhe djali i tij, të cilët qëndruan në një distancë rreth 3 metra larg nesh.

Sapo u larguam pak metra, Arbeni mu drejtua me fjalët: ‘Ti je shoku i Ladit?’ dhe unë ju përgjigja ‘Po’, duke kuptuar që ai po më pyeste për shtetasin Vladimir Cjapi me detyrë gjyqtar, që në fakt unë e kam shok”.

Por teksa në fillim Arben Isufaj apo i njohur ndryshe si personazhi i Ben ‘Qimes’ u tregua shumë i sjellshëm me të, noteri rrëfeu më tej, se mënjëherë pasi e tërhoqi mënjanë, ai filloi ta kërcënonte.

Madje duke inskenuar sikur të dy bashkë me gjyqtarin e kishin marrë atë dhe nipërit e tij nëpër gojë nëpër tavolina kafenesh.

Arben Tahiraj: “Pasi i thashë që e njoh Ladin dhe e kam shok, Arben Isufaj mu drejtua menjëherë me fjalët kërcënuese: ‘Do tju vras të dyve’. Në këtë moment unë e pyeta; “Përse?’. Por ai më tha: ‘Ju më keni përmendur mua dhe nipat e mi’. Në këtë moment ai u kthye nga unë duke më thënë që t’i bëj me dije Ladit që: ‘Do ta vras, do ta zhduk, do i vras fëmijët. Nuk kam dashur të vete te gjykata se do ta degjeneroja atje. S’dua tja di për njeri kush është Ladi’. Unë i thashë që:‘Nuk të ka përmendur dhe s’kam punë me ty’.Por ai vazhdoi të më thoshte që: ‘Ke qenë në një tavolinë me të, kur më ka përmendur’”.

Pas këtij kërcënimi ndaj tij dhe gjyqtarit Vladimir Cjapi, noteri Arben Tahiraj, tregoi se Arben Isufaj u largua bashkë me djalin dhe nipin e tij.

Ndaj për këtë arsye ai priti që miku i tij të kthehej nga jashtë Shqipërisë ku ndodhej dhe t’i tregonte për atë që i kishte ngjarë.

Arben Tahiraj: “Duke e ditur që miku im Vladimir Cjapi ndodhej jashtë Shqipërisë, unë prita që ai të kthehej në Fier që ta kontaktoja.

Gjë që e bëra më 16 Shkurt ku i kërkova të takoheshim të nesërmen dhe t’i tregoja çfarë kishte ndodhur”.

Me qëllim për të konfirmuar pretendimet e ngritura si nga noteri ashtu edhe nga gjyqtari, Vladimir Cjapi, grupi hetues mori në administrim pamjet filmike, të vetë noterisë, ku thuhet se në ambientet e jashtme ndodhi edhe takimi aspak miqësor midis noterit Arben Tahiraj dhe Arben Isufajt.

Aty u vërtetuan thëniet e noterit, se krahas personazhit të Ben ‘Qimes’, të pranishëm në distancë në këtë takim ishin nipi dhe djali i tij.

“Nga administrimi i pamjeve filmike, të marra në ambientet e brendshme të zyrës së noterit Arben Tahiraj, si edhe të një kamere në pronësi të një supermarket, që lidhen me intervalin kohor nga ora 16.00 deri më 16.30, të datës 12 Shkurt 2025, rezulton se në këtë datë, në orën 16:16, në rrugicën midis noterisë dhe objektit në krah, vihen re të takohen dy persona, të cilët dallohen që kanë një komunikim midis tyre.

Personi i parë shoqërohet nga persona që qëndrojnë në trotuar, por nuk dallohet të marrin pjesë në komunikimin midis këtyre dy personave.

Ku më pas ata vihen re teksa largohen së bashku me personin që shoqëronin”.

Do të ishin këto pamje filmike, që konfirmonin pohimet e noterit Arben Tahiraj, mbi takimin e zhvilluar me Arben Isufajn në ambientet e jashtme të zyrës së tij të punës, si edhe dëshmia e tij mbi mesazhin kërcënues, që siç thamë çuan fillimisht më datë 17 Shkurt, në denoncimin që gjyqtari bëri te eprorët e tij dhe më pas në kallëzimin e tij në Prokurori. ndaj shtetasit Arben Isufaj, me cilësimin ‘kanosje për shkak të detyrës që ai ushtron’.

Kjo çoi Prokuorinë e Fierit në urdhërin për ndalimin e ‘të fortit’ të qytetit.

Previous Post

Gjendet i pajetë në rrugë një person në zonën e Astirit, detajet paraprake

Next Post

Donald Trump: Marrëveshja e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të mos funksionojë!

Next Post
Donald Trump: Marrëveshja e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të mos funksionojë!

Donald Trump: Marrëveshja e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës mund të mos funksionojë!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

AKTUALITET

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

by timoni.al
December 14, 2025
0

Dhe në prag të ndeshjes me Sassuolon, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, diskutoi për disa çështje të rëndësishme rreth...

Read moreDetails
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025
Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

Gjenerata Z po organizon më mirë planin e pensionit sesa paraardhësit e saj?

December 14, 2025
Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

Zelensky kërkon “paqe të dinjitetshme” para negociatave të rëndësishme: Kompromiset janë të nevojshme

December 14, 2025
Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

Ish-kapiteni legjendar i Milanit, i cili iu nënshtrua një operacioni të vështirë disa muaj më parë, pritet të mirëpritet me ovacione të mëdha në San Siro.

December 14, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh...

Igli Tare mbi portierin kuqezi: Nuk është diskutuar ndonjëherë për një rinovim prej 8 milion eurosh…

December 14, 2025
Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

Rikthimi i papritur i Roger Federer në Australian Open 2026.

December 14, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al