Thursday, June 11, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

PS i vë vizën/ Kastriot Gurra e bën bashkinë Librazhd pronë familjare, i jep të shoqes postin e rëndësishëm

Editor by Editor
January 31, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
PS i vë vizën/ Kastriot Gurra e bën bashkinë Librazhd pronë familjare, i jep të shoqes postin e rëndësishëm
0
SHARES
1.9k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama i ka vënë vizën Kastriot Gurrës dhe nuk do ta rikandidoj për zgjedhjet e 14 Majit thonë burime nga selia e PS. Skandalet në Bashkinë Librazhd ndjekin njëra tjetrën dhe cuditërisht askush nuk e vë ujin në zjarr nga instancat ligjzbatuese. Titullari i kësaj bashkie Kastriot Gurra në disa raste është kapur duke shkelur ligjin me tendra abuziv apo me mjete transporti me targa të fallsifikuara dhe plot shkelje të tjera. Tani që zgjedhjet po afrojnë dhe Gurra se ka më të sigurtë qëndrimin në krye të kësaj bashkie po bën edhe lëvizjet e fundit për tu lidhur sa më gjatë me këtë bashki.

Mësohet se në institucionin e bashkisë vetëm gjatë muajit nëntor 2022- janar 2023 janë punësuar mbi 100 punonjës të rinj pasi bashkia krejt papritur, tani në fund të mandatit ka menduar të zgjerojë drejtoritë dhe dikasteret duke e parë të nevojshme punësimin e disa qindra punonjësve. Normalisht qe e gjitha kjo loje me punësimet,  vjen për efekt elektoral, por përpost kësaj, ky nuk është skandali më i madh i kësaj bashkie.

Mes të punësuarve skishte si mos kishte hapsirë dhe për familjarët e kryetari të bashkisë, më konkretisht të shoqen e tij, Elsa Gurra, e cila para pak ditësh ka marrë emërimin dhe ka bërë prezantimin me kolegët e tjerë si drejtoreshe e përgjithshme në Bashki në projektet me Bashkimin Europian. Më herët bashkshortja e Kastriot Gurrës, ishte punonjëse e zyrës së QKB për qytetin e Librazhdit por, ky filial i QKB është mbyllur pasi nuk është më i nevojshëm, me hapjen e zyrave të reja të ADISËS në Librazhd.

Duke i mbetur e papunë e shoqja, Gurra e punëson shpejt në bashkinë që ai drejton, një emërim sigurisht në shkelje të ligjit pasi ka konflikt të pastër interesi mes titullarit dhe të punësuarës. Ligji nr. 9367, datë 7.4.2005 për parandalimin e konflikteve të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, e thotë shumë qartë. ‘Konflikti interesit’ është gjëndja e konfliktit midis detyrës publikeve dhe interesave privatë te një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që ndikojnë në mënyrë të padrejtë në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.

Ligji ndoshta e thotë qartë për të gjithë ne, por jo për bashkiakun e Librazhdit që nuk dihet se për cfarë i nevojitet e shoqja në punë në të njëjtën bashki ku ai punon. Në Shqipërinë tonë të cudirave kemi dëgjuar pa fund raste të ndryshme ku konflikti interesit është flagrant por një rast të tillë të ngjashëm ku zyrtari më i lartë i një institucioni merr në punë, në institucionin që ai drejton gruan e tij kjo është hera e parë që ndodh dhe ndodh pikërisht në nje qytet të vogël si Librazhdi.

Të shohim nëse këtë herë kupa u mbush dhe organet ligjzbatuese do merren me këtë rast duke i dhënë fund trajtimit të institucioneve publike si pronë personale e zyrtarëve që emërojnë sipas interesave të tyre kë duan ata.

Previous Post

Pritet të humbas thellë, Rama fut dy deputet si kandidat për bashkitë/ EMRAT

Next Post

EMRAT/ U arrestuan në “shtëpinë e barit”, dënimi për 4 shqiptarët në Angli

Next Post
EMRAT/ U arrestuan në “shtëpinë e barit”, dënimi për 4 shqiptarët në Angli

EMRAT/ U arrestuan në “shtëpinë e barit”, dënimi për 4 shqiptarët në Angli

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al