Thursday, September 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy celularë të paligjshëm sekuestrohen në burgje, 8 persona procedohen

timoni.al by timoni.al
September 17, 2026
in AKTUALITET
0
Dy celularë të paligjshëm sekuestrohen në burgje, 8 persona procedohen
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ka kryer kontrolle në IEVP-të e Peqinit dhe Fierit, gjatë të cilave janë sekuestruar dy aparate celularë dhe janë marrë masa procedurale për disa të burgosur dhe punonjës policie.

Në IEVP Peqin, gjatë kontrollit të sendeve personale të të burgosurit me inicialet F. Ç., është gjetur një aparat celular. Pas veprimeve të para procedurale, AMSEVP arrestoi në flagrancë të burgosurin për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, sipas nenit 324/a/2 të Kodit Penal. Për të njëjtin rast, në gjendje të lirë janë proceduar penalisht katër të burgosur me inicialet M. H., L. Gj., I. L. dhe F. A., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Po ashtu, janë proceduar në gjendje të lirë dy punonjës policie të IEVP Peqin, me inicialet Sh. K. dhe E. J., të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në IEVP Fier, gjatë kontrollit në ambientet e dhomës së të burgosurit R. K. u gjet një tjetër aparat celular. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, i burgosuri R. K. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”. Në të njëjtin institucion, u procedua në gjendje të lirë edhe i burgosuri E. B. për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

AMSEVP njofton se materialet procedurale të përpiluar pas këtyre kontrolleve do t’u dërgohen për veprime të mëtejshme Prokurorive pranë Gjykatave të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe Fier.

Previous Post

Deputetët e PD-së me stemën e UÇK-së në kostume i drejtohen Kuvendit dhe vendosin foton Ballukut në dyert

Next Post

Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre; arrestohen dy ish-drejtorë të Kadastrës së Fierit dhe dy punonjës

Next Post
Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre; arrestohen dy ish-drejtorë të Kadastrës së Fierit dhe dy punonjës

Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre; arrestohen dy ish-drejtorë të Kadastrës së Fierit dhe dy punonjës

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al