Thursday, September 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre; arrestohen dy ish-drejtorë të Kadastrës së Fierit dhe dy punonjës

timoni.al by timoni.al
September 17, 2026
in KRYESORE
0
Akuzohen për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre; arrestohen dy ish-drejtorë të Kadastrës së Fierit dhe dy punonjës
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Katër persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë së Fierit në kuadër të hetimit për falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier caktoi masën “Arrest në burg” për shtetasit me inicialet E.Sh., B.K., P.Ç. dhe K.H. Dy prej tyre, E.Sh. dhe B.K., kanë mbajtur më herët detyrën e drejtorit të ASHK-së Fier, ndërsa P.Ç. ka qenë specialist dhe jurist pranë këtij institucioni. K.H. dyshohet të jetë përfituesi i pronave objekt hetimi.

Gjatë hetimeve u sekuestruan mbi 76 pasuri me një sipërfaqe totale prej 1,143 hektarë tokë dhe 150,000 euro. Pasuritë ndodhen në zonat kadastrale 3301 dhe 3358, në Seman të Ri dhe Sheq Marinas, Fier. Prokuroria, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe duke përdorur edhe metoda proaktive, ka hetuar procedimin penal nr. 1026 të vitit 2025.

Sipas hetimeve, K.H. ka paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, me të cilat ka regjistruar në bashkëpronësi me katër persona të tjerë sipërfaqen prej 1,143 ha dhe shumën prej 150,000 euro. Më pas, duke u paraqitur si bashkëpronar dhe përfaqësues i bashkëpronarëve, me anë të një prokureje të falsifikuar, ka shitur të njëjtën tokë dy shoqërive të ndryshme.

E.Sh., B.K. dhe P.Ç., në funksionet e tyre në ASHK Fier, kanë regjistruar pasuritë në bashkëpronësi të K.H., në kundërshtim me legjislacionin për kadastrën dhe për proceset kalimtare të pronësisë (ligjet nr. 111/2018, nr. 20/2020), VKM nr. 639/16.10.2024 dhe Udhëzimin nr. 2/12.09.2012, duke mos kërkuar verifikimin nga Agjencia e Trajtimit të Pronës që do të zbardhte falsifikimet. Gjithashtu, B.K. dyshohet të ketë tejkaluar sipërfaqen e përcaktuar në një vendim të falsifikuar, duke përfituar për K.H. një sipërfaqe shtesë toke. E.Sh. dhe P.Ç. akuzohen se kanë ndryshuar zërin kadastral të tokës pa akt administrativ përkatës. Masat u ekzekutuan nga Policitë Gjyqësore të Fierit me përkrahjen e komisariateve të Tiranës dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Burimi: Top Channel.

Previous Post

Dy celularë të paligjshëm sekuestrohen në burgje, 8 persona procedohen

Next Post

Daja i Zegjine Çaushit arrestohet me burg për plagosjen e babait të ish-bashkëjetueses

Next Post
Daja i Zegjine Çaushit arrestohet me burg për plagosjen e babait të ish-bashkëjetueses

Daja i Zegjine Çaushit arrestohet me burg për plagosjen e babait të ish-bashkëjetueses

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al