Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Dosje voluminoze, akuza dhe dhjetëra pasuri për sekuestrim, SPAK nis përkthimin për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

timoni.al by timoni.al
August 4, 2026
in LAJME
0
Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK: Biznesmeni me llogari 2 mln do të blinte kështjellë 2.6 mln€
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë po përkthen materialet e dorëzuara nga Franca lidhur me kërkesën për ekstradim të Ermal Beqirajt, përfshirë vendimin e masës së sigurisë të shpallur në dhjetor 2025 dhe aktet nga fashikulli hetimor që do t’i bashkëngjiten letërporosisë. Sipas burimeve pranë grupit të përkthyesve të licensuar të gjuhës frënge, të cilave i referohet gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkesa për ekstradim nuk ka përfunduar dhe ende nuk i është përcjellë drejtësisë franceze, pasi dosja është voluminoze dhe do të nevojiten disa ditë të tjera që të kompletohet nisja zyrtare, e cila u njoftua pas arrestimit të Beqirajt nga SPAK.

SPAK do të dërgojë gjithashtu një kërkesë të dytë për ndihmë juridike në Francë, ku do të kërkojë vendosjen nën sekuestro të disa pasurive që dyshohen se i përkisnin Ermal Beqirajt: një kështjellë, dy avionë, dy shtëpi dhe automjete. Pasuritë përmenden në hetimin e AKSHI-t, ku Beqiraj dyshohet për vepra të ndryshme penale, përfshirë “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në formën e bashkëpunimit të grupit të strukturuar kriminal, si dhe përfshirje në “Grup të strukturuar kriminal” dhe “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë”.

Nga verifikimet rezulton se policia e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Beqirajn me kartelë të kuqe, pasi më 24.12.2025 Prokuroria e Posaçme i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Zyrës Qendrore Kombëtare, Interpol Tirana, shpalljen në kërkim ndërkombëtar për personat ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Shpallja në kërkim është regjistruar në databazën e Interpol Tirana si “njoftim i kuq” (red notice).

SPAK njoftoi se nga hetimet bashkë me autoritetet franceze u identifikuan disa asete me origjinë kriminale në Francë, përfshirë llogari bankare me vlerë totale mbi dy milionë euro, dy apartamente, blerjen e një kështjelle në departamentin Oise me vlerë rreth 2.6 milionë euro, si dhe mjete motorike.

Previous Post

Banesë dy-katëshe në Lushnje përfshihet nga flakët, dyshohet defekt në kondicionerin e shtëpisë

Next Post

Nis përkthimi për kërkesë-ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca; SPAK: dosje voluminoze, akuza dhe dhjetëra pasuri

Next Post
Arrestimi i Ermal Beqirajt në Francë, SPAK: Biznesmeni me llogari 2 mln do të blinte kështjellë 2.6 mln€

Nis përkthimi për kërkesë-ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca; SPAK: dosje voluminoze, akuza dhe dhjetëra pasuri

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al