Friday, August 14, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dinamo konfirmon lajmin e mirë nga FIFA para play-offit të Conference League

timoni.al by timoni.al
August 14, 2026
in AKTUALITET
0
Dinamo konfirmon lajmin e mirë nga FIFA para play-offit të Conference League
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA i ka hequr Dinamos masën që e kufizonte në regjistrimin e lojtarëve, duke i hapur klubit mundësinë të bëjë përforcime përpara ndeshjeve të fazës playoff të Conference League. Klubi konfirmoi lajmin përmes një komunikate zyrtare në faqen e tij, duke njoftuar se, pas përmbushjes së të gjitha procedurave dhe detyrimeve përkatëse, është i lirë të regjistrojë lojtarë të rinj si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Sipas komunikatës, masa lidhej me një detyrim administrativ me vlerë modeste dhe jo me problematika financiare ose detyrime të papaguara ndaj futbollistëve dhe stafit. Klubi shpjegon se çështja nuk u trajtua në kohë nga struktura përgjegjëse, por tani është zgjidhur plotësisht dhe janë marrë masat e nevojshme për të shmangur përsëritjen e situatave të tilla.

FC Dinamo City thekson në deklaratë se ka financa të shëndosha dhe garanton korrektësi dhe përgjegjshmëri në përmbushjen e detyrimeve financiare ndaj futbollistëve, stafit dhe partnerëve. Klubi thotë se do të vijojë të funksionojë mbi parimet e përgjegjshmërisë institucionale, transparencës dhe respektimit të rregulloreve kombëtare e ndërkombëtare.

Me heqjen e masës, Dinamo do të vazhdojë normalisht aktivizimin në merkato dhe punën për forcimin e skuadrës, në funksion të objektivave për sezonin në vazhdim. Në raundin e playoff-it të Conference League, Dinamo do të përballet me ekipin e Pafos; ndeshjet janë të parashikuara të luhen më 20 dhe 27 gusht.

Previous Post

E qëllova dhe ai vdiq, Luigi Maggione Pranon i qetë fajësinë për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al