Sunday, July 12, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Dhunuan 17-vjeçaren në Fier; jepen masa për autorët, njëra shtrohet në spital psikiatrik

timoni.al by timoni.al
July 11, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dhunuan 17-vjeçaren në Fier; jepen masa për autorët, njëra shtrohet në spital psikiatrik
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, dhe me vendim të gjykatës, janë caktuar masat e sigurimit personal për tre shtetas: “Arrest me burg” për L.L., “Arrest në shtëpi” për shtetasen e mitur K.G. dhe “Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik” për shtetasen e mitur në konflikt me ligjin M.R. Të tri personat dyshohen për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

Hetimet lidhur me procedimin penal nr. 1094, të vitit 2026, kanë për objekt ngjarjen e dhunës së ushtruar ndaj një të miture, ngjarje e bërë publike përmes rrjeteve sociale. Gjatë këtij faze të hetimit, identifikimit të personave të përfshirë dhe veprimeve të kryera prej tyre, janë evidentuar fakte që kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për ekzistencën e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, në bashkëpunim. Fakti i evidentuar deri tani ka diktuar nevojën për marrjen e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim.

Duke qenë se në këtë procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe subjekteve mediatike që të shmangin publikimin, shpërndarjen dhe ripublikimin e pamjeve filmike apo të dhënave që mund të çojnë në identifikimin e të miturve të përfshirë. Prokuroria kërkon respektim të detyrimeve ligjore për mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të tyre.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, njofton se do të vijojë të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm të procedimit penal, në masën që një informim i tillë nuk cenon sekretin hetimor, të drejtat e të miturve dhe garancitë procedurale të parashikuara nga ligji.

Previous Post

Spanja ka një hero që e nxjerr gjithnjë nga vështirësitë, Mikel Merinon e shpallin mbret

Next Post

Rama publikon pamjet nga stadiumi ku do mbahet koncerti i Kanye West; thotë do ta fusë Shqipërinë në hartë globale, disa flasin për 4 mln euro shpenzim por investimi do rikthehet

Next Post
Rama publikon pamjet nga stadiumi ku do mbahet koncerti i Kanye West; thotë do ta fusë Shqipërinë në hartë globale, disa flasin për 4 mln euro shpenzim por investimi do rikthehet

Rama publikon pamjet nga stadiumi ku do mbahet koncerti i Kanye West; thotë do ta fusë Shqipërinë në hartë globale, disa flasin për 4 mln euro shpenzim por investimi do rikthehet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al