Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Detektori i gënjeshtrave zbulon të vërtetat mes çiftit të çmendur këtë fundjavë në Teatrin Metropol

timoni.al by timoni.al
June 17, 2026
in Lajmi Fundit
0
Detektori i gënjeshtrave zbulon të vërtetat mes çiftit të çmendur këtë fundjavë në Teatrin Metropol
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai është një burrë me vese; ajo nuk i duron më gënjeshtrat dhe vendos të marrë një hipnotizues për të zbuluar të vërtetat e hidhura mes një çifti. Kjo është premisa e komedisë satirike “Detektori i gënjeshtrave”, në regji të Valdrin Hasanit.

Në role janë Çubi Metka, Kejdi Gishto dhe Erdit Asllanaj, që do të ngjiten në skenën e Teatrit Metropolit këtë fundjavë, më 19, 20 dhe 21 Qershor. Premiera u mbajt më 12 qershor në Teatrin Kombëtar, ndërsa më 22 dhe 24 qershor shfaqja do të vijojë në Teatrin Eksperimental. Vënia në skenë është mbështetur nga Bashkia Tiranë.

Aktorët sjellin personazhe me dinamizëm, kontradikta dhe situata komike, që synojnë të bëjnë publikun të qeshë, të reflektojë e të përlotet përmes dramatikës së fshehtë të çdo personazhi. Përmes personazheve dhe situatave familjare e intime, vepra thekson se gënjeshtrat e vogla, të padukshme por të vazhdueshme, shndërrohen në mekanizma mbijetese dhe njëkohësisht në burim konfliktesh dhe krizash emocionale.

Në qendër qëndron figura e “detektorit”, i cili pretendon të zbulojë të vërtetën absolute. Ndërsa ngjarjet zhvillohen, bëhet e qartë se asnjë nuk është i përjashtuar nga vetëmashtimi; detektori shërben si metaforë e autoritetit moral dhe e prirjes njerëzore për të gjykuar të tjerët, duke kthyer shfaqjen në një pasqyrë kritike të shoqërisë së sotme. Përmes humorit dhe satirës, vepra nxit dialog publik mbi pyetjet: a është e vërteta gjithmonë zgjidhja më e mirë, deri ku mbrojmë veten me një gënjeshtër dhe kur ajo bëhet pengesë për marrëdhënie të shëndetshme?

“Detektori i gënjeshtrave” paraqitet si një komedi inteligjente, aktuale dhe thellësisht njerëzore, që premton të jetë më shumë se një shfaqje teatrore: një ftesë për të reflektuar mbi të vërtetat që fshehim nga të tjerët dhe shpesh edhe nga vetja.

Previous Post

Nëse familjes time i preket një qime floku… thotë Neomalësorja; avokati Bajri: Po disponuat prova konkrete, tregojini

Next Post

Bashkëshortët u dhunuan me sende forta, Nika rrëfen Mbylle gojën, mos bërtit; ishin 5-6 të maskuar me armë

Next Post
Bashkëshortët u dhunuan me sende forta, Nika rrëfen Mbylle gojën, mos bërtit; ishin 5-6 të maskuar me armë

Bashkëshortët u dhunuan me sende forta, Nika rrëfen Mbylle gojën, mos bërtit; ishin 5-6 të maskuar me armë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al