Wednesday, May 20, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home Lajmi Fundit

Dejvi Bregu, heroi i Dinamos: skuadra e Ilir Dajës kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë

timoni.al by timoni.al
April 23, 2026
in Lajmi Fundit
0
Dejvi Bregu, heroi i Dinamos: skuadra e Ilir Dajës kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Do të jetë Dinamo që do të përballet me Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë më 13 maj. Skuadra e Ilir Dajës, fituese e këtij kompeticioni edhe sezonin e kaluar, eliminoi në gjysmëfinale Vllazninë në “Loro Boriçi”, duke e mposhtur 1-0 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1.

Ndeshja e dytë nisi me sinjale të hershme sulmuese, ku Kevin Dodaj tentoi me një gjuajtje të fortë në minutën e katërt që nuk e gjeti portën e Teqjas. Më pas Balaj pati një mundësi, por nuk arriti të koordinohej për të gjuajtur drejt portës së Dinamos. Në minutën e 26 përpjekjet e ekipit të kryeqytetit sollën një raste tjetër, kur Vilan shërbeu për Dejvi Bregun, por ky i fundit u ndal nga Jukaj. Pjesa e parë u mbyll pa gola, 0-0.

Pjesa e dytë nisi me një goditje dënimi për Dinamon, ndërsa Vllaznia iu përgjigj me rastin e Malës, që u ndal nga Teqja. Edhe një gjuajtje tjetër e Balajt nuk gjeti portën e kryeqytetasve. Në minutën e 75 Dinamo arriti të shënojë golin vendimtar: Dejvi Bregu shënoi pas një galopimi të gjatë, ku dribloi edhe Jagon dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Ilir Dajës.

Në minutat e mbetura nuk pati ndryshime dhe takimi përfundoi 1-0 në favor të Dinamos. Me këtë fitore, Dinamo kualifikohet për të dytin vit radhazi në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku do të ndeshet me Egnatian më 13 maj. Nga ana tjetër, Vllaznia mbetet pa vend në finalen e këtij viti dhe do të përqendrohet tashmë te garat në kampionat.

Previous Post

BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë, Rama për Politico: Pranojmë SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqipëria…

Next Post

Italia refuzon dhuratën e Trump, ministri i Sportit: Nuk duam mundësi të dytë; kualifikimi në fushë

Next Post
Italia refuzon dhuratën e Trump, ministri i Sportit: Nuk duam mundësi të dytë; kualifikimi në fushë

Italia refuzon dhuratën e Trump, ministri i Sportit: Nuk duam mundësi të dytë; kualifikimi në fushë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al