Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Debate mbi hartën e re gjyqësore që përgjysmon gjykatat

Author by Author
February 7, 2022
in KRYESORE, Vendi
0
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, pas propozimit të hartës së re gjyqësore, ka lindur një debat për sistemin e drejtësisë që përgjysmon numrin e gjyktave në vend. Ky projekt kundërshohet nga grupet e interesit me argumentin se largon qytetarin nga gjykata dhe se shton problemet e vendeve bosh në sistem, të krijuara si pasojë Vetting-ut.

Sot gjykatave u mungon 45% e trupës prej 408 gjyqtarësh dhe mjaft prej tye janë duke u shqyrtuar çështje të 4-5 viteve më parë. Përfaqësues të Këshillit të Lartë Gjyqësor thonë se harta e re synon të zbusë këto pasoja duke ulur stokun e dosjeve, përmes balancimit të numrit të gjyqtarëve dhe numrit të çështjeve.

Në Shqipëri ka një debat publik mbi hartën e re gjyqësore, që ul ndjeshëm numrin e gjykatave në vend. Drafti i hartuar nga një grup pune me përfaqësues nga KLGJ Ministria e Drejtësisë ,gjyqtarë dhe ekspertë të Euralius dhe Usaid, parashikon mbylljen gjysmës së tyre, 19 nga 38 që janë gjithsej. 12 gjykatat e shkallës së parë që mbeten mendohet të përqendrohen në nivel qarku, e vetmja gjykatë apeli nga 6, dhe ajo administrative e apelit, në Tiranë siç janë, ndërkohë dy gjykata administrative të shkallës së parë parashikohen të jenë në Tiranë dhe në Lushnjë.

Sot 45% e trupës prej 408 gjyqtarësh nuk janë në sistem për shkak të largimeve nga proçesi i rivlerësimit i njohur ndryshe si Vetting, dorëheqjeve apo dhe shkaqeve të tjera. Kryetari i grupit të punës që ka përgatitur hartën e re gjyqësore, njëkohësisht dhe nënkryetar i KLGJ Maksim Qoku i tha Zërit të Amerikës se ky riorganizim zbut pasojat e Vetting, dhe nënvizoi se numri i gjyqtarëve që janë sot në organikën e gjyqësorit, mbetet i paprekur. Harta gjyqësore rrjedh si detyrim ligjor, çdo 5 vjet, nga Reforma në Drejtësi.

“Është marrë në konsideratë lëvizja demokratike e popullsisë, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i infrastrukturës. Gjithashtu janë marrë treguesit e aksesit thënë ndryshe, largësia në kilometër dhe në kohë e gjykatave nga banori. Ne kemi pranuar një normë europiane së paku 2 orë. Gjithashtu janë marrë në konsideratë dhe treguesit e performancës. Janë ata tregues që ne fakt kanë të bëjnë direkt me punën konkrete të gjykatave, sepse mbi të gjitha garantojnë nivelin e ekuilibrit që arrihet midis numrit të gjyqatërëve dhe çështjeve që vijnë në gjykatë, dhe natyrisht dhe midis ekuilibrit që duhet të krijohet mes numrit të gjyqtarëvë në gjykata të ndryshme të vendit”- i tha Zërit të Amerikës, Maksim Qoku, Nënkryetar i KLGJ.

Gjykatat që mendohet të mbyllen sipas Z. Qoku, nuk janë funskionale pasi nuk kanë numrin e mjaftueshëm të gjyqatrëve sipas ligjit dhe se kjo situatë siç shprehet ai nuk mund të zgjidhet gjithmonë me delegime të gjyqtarëve.

Riorganizimi i sistemit gjyqësor synon sipas mbrojtësve të këtij drafti të sjellë një shpërndarje të barabartë të ngarkesës së punës për gjyqtarët me qëlllim uljen e stokut aktual të dosjeve, të krijuar për shkak të vendeve bosh në sistemin gjyqësor, si pasojë e Vetting-ut.

Por ndonëse mbyllen gjysma e gjykatave në vend, zyrat e sekretarive do qëndrojnë hapur për pranimin e padive, tërheqjen e vendimeve, marrjen e dokumentave nga arshivat etj. Kryetari i Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë Maksim Haxhia, thotë se reduktimi gjykatave të nivelit të parë vetëm në 12 të tilla në gjithë vendin e largon qytetarin nga gjykata dhe krijon pasoja sociale.

“Nga pikëpamja sociale është masakër në qoftë se hiqet gjykata e Sarandës. Po kështu edhe Lushnja, po kështu edhe Kurbini. Ne propozuam që këto tre gjykata t’i mbajmë , se do rritet kostoja për qytetarët për shkak të distancës. Jeta nuk bëhet vetëm Tiranë. Vërtet është digjitalizuar jeta. Tani komunikojmë online, por komunikojmë unë dhe ju, jo ai fshatari që është në malet e Ersekës apo në Pukë. Të gjenden mjetet dhe metodat që të shkojë gjykata te individi dhe jo të shkojë të rendë individi pas gjykatës”- tha për Zërin e Amerikës Maksim Haxhia Kryetari i Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë

Nënkryetar i KLGJ Maksim Qoku thotë se riorganizimi gjyqësor synon të rregullojë ekuilibrin midis çështjeve që vijnë dhe ngarkesës së një gjyqtari, dhe sjell këtë argument.

“Vërtet këto malësi janë larg nga gjykata por këto nuk sjellin çështje. Raporti i ceshtjeve është dy në pëse vjet, pra që nuk kanë ndikim. Në një situatë të kësaj natyre nuk mund të justifikohet fakti i mbajtjes së një gjyakte në një territor ku nuk ka çështje”- u shpreh Maksim Qoku, Nënkryetar i KLGJ.

Situata është e rëndë edhe në Gjykatat e Apelit, ku nga 78 gjyqtarë me pak se gjysma e tyre janë në punë. Avokati Tonin Prendi, në pritje të një proçesi gjyqësor civil në Gjykatën e Apelit në Tiranë, i tha Zërit të amerikës se çështjet civile shtyhen pafund deri në 5 apo 6 vite, për shak të mungesës së gjyqtarëve.

“Të gjitha pësojnë shtyrje të jashtëzakonshme. Çështjet civile shkojnë deri në 5 apo 6 vite, madje lihen në dorë të dytë. E gjithë vëmendja e gjykatës përqendrohet tek çështjet penale”- tha për Zërin e Amerikës Tonin Prendi, avokati

Drafti për hartën e re gjyqësore parashikon vetëm një gjykatë apeli nga 6, dhe ajo do jetë më Tiranë. Sipas hartuesve të tij kjo e bën më të efektshme punën e kësaj gjykate dhe ndan dhe barrën e stokut të dosjeve, pasi gjykatat e apelit në Tiranë dhe Vlorë janë duke shqyrtuar sipas tyre çështje të viteve 2017-2018, krahasuar me Gjirokastrën që po gjykon ato të vitit të kaluar.

“Tashmë Gjykatat e Apelit janë të pakoordinuara, të disbalancuara jo proporcionale me ngarkesën, dhe në pjesën më të madhe të tyre në gjithë Shqipërinë janë jo funksionale pasi gjykojnë vetëm çështjet penale që kanë urgjencë dhe afate”- u shpreh Maksim Qoku, Nënkryetar i KLGJ.

Për kryetarin e Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë, Maksim Haxhia një gjykatë apeli vetëm në Tiranë është e pamjaftueshme. Ai sugjeron një analizë më të thellë.

“Ne kemi vuajtur gjithmonë te tulla e parë e themelit, e vëmë gjithmonë shtrembër dhe pastaj prishim katet. Mund të jenë gjashtë shumë, bëje tre, bëje katër. Për shembull propozuam 4. Një Gjykatë Apeli në Durrës, që mbulon degëzimin Ersekë-Korçë-Pogradec-Librazhd-Elbasan. Një Gjykatë Apelit në Shkodër për veriun, një në Vlorë ose Fier për jugun dhe një në Tiranë, pra katër. Unë shpresoj që diçka në Hratën e re Gjyqësore që propozohet do ndryshojë”- vijoi Maksim Qoku, Nënkryetar i KLGJ.

Mbingarkesa e dosjeve ka prekur dhe Gjykatën e Apelit administrativ që parashikohej të jepte drejtësi për 30 deri në 60 ditë. Sot ajo po shqyrton dosje të vitit 2017-2018. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë propozon, që qytetet ku ka gjykatë Apeli të ketë dhe një seksion administrativ.

Harta e re gjyqësore pritet të sjellë ndryshime të forta dhe në strukturën e prokurorive. Ajo parashikon mbylljen e 15 prokurorive, prej tyre 10 të rrethit gjyqësor dhe 5 të apelit. Ato vendosen pranë gjykatave përkatëse sipas organizimit të ri gjyqësor. Prokurorja dhe drejtorja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Pranvera Pustina thotë për Zërin e Amerikës se aplikimi i hartës së re gjyqësore është jetike në kushtet kur 37% e trupës prej 321 prokurorësh nuk janë në sistem për shkak të proçesit të rivlerësimit i njohur si Vetting, dorëheqjeve apo dhe largimit të prokurorëve në Institucionet e reja të drejtësisë. Nëse zbatimi i hartës së re gjyqësore do të shtyhet thotë ajo ngarkesa në zyrat e prokurorive do të jetë e papërallueshme. Sot ka prokurorë sipas Zonjës Pustina që përballojnë një ngarkesë deri në 300-400 dosje në vit.

“Ne parashikojmë dhe jemi të përgatitur që me hartën e re gjyqësore, të kemi mundësinë të bëjmë një shpërndarje më të mirë të dosjeve te prokurorët dhe jo vetëm kaq. Ajo që është mjaft e rëndësishme lidhet me organizimin e ri të prokurorive me hartën e re gjyqësore, që do të mundësojë një specializim më të mirë të prokurorëve. Gjithashtu do të mundësojë dhe krijimin e seksioneve sepse do të më duhet të ndaj me ju që aktualisht që numri i prokurorëve kaq i reduktuar ka shkaktuar nëpër prokurori dhe shkrirjen e seksioneve. Kjo do të ndikojë me shpejtësinë e hetimit, dhe ajo që është më e rëndësishmja në cilësinë e tij” – tha për Zërin e Amerikës Prokurorja dhe Drejtorja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm Pranvera Pustina.

Drafti i hartës së e re Gjyqësore po diskutohet me grupe interesi në disa qytete të vendit, para miratimit të saj nga KLGJ dhe Këshilli i Ministrave. Deri tani ai është kundërshtuar dhe shoqëruar me sugjerime të shumta dhe autorët e hartimit e kanë lënë të hapur edhe mundësinë për ndryshime./ Marrë nga VOA

Previous Post

Artan Hoxha: “Detyra e Saimir Tahirit është të dalë gjallë nga burgu”

Next Post

Shkarkimi i Presidentit Meta/ Kryemadhi: Gjykata Kushtetuese nën presion politik!

Next Post

Shkarkimi i Presidentit Meta/ Kryemadhi: Gjykata Kushtetuese nën presion politik!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

July 9, 2025
Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

July 9, 2025
Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

July 9, 2025
Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

July 9, 2025
Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale
AKTUALITET

Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

by Editor
July 9, 2025
0

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara i hapi rrugën administratës së presidentit Donald Trump për të zbatuar planin e saj...

Read moreDetails
Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

July 9, 2025
Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

Një ministër i shkarkuar rus, një trup i pajetë në periferi të Moskës, një listë në rritje e vdekjeve të dyshimta

July 9, 2025
Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

Jep dorëheqjen kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani

July 9, 2025
Vrasja e Renis Dobrës në Shkopet/ Zbardhen detaje: Autorët dyshohet se i bënë pritë viktimës, u futën në makinën e tij duke u prezantuar si policë

Vrasja e Renis Dobrës në Shkopet/ Zbardhen detaje: Autorët dyshohet se i bënë pritë viktimës, u futën në makinën e tij duke u prezantuar si policë

July 9, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

Gjykata Supreme i hap rrugën Trump për shkurtime masive në administratën federale

July 9, 2025
Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

Vrasja e 23-vjeçarit/ Një grup ekspertësh nga Tirana do të nxjerrin nesër automjetin e Renis Dobrës nga liqeni, priten shoqërime në polici

July 9, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al