Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri është rritur në 215 lekë për litër. Sipas vëzhgimeve në pikat e shitjes, çmimi ka shënuar një rritje nga 199 lekë për litër në 215 lekë për litër, duke u rikthyer në nivele më të larta pas uljes së regjistruar më herët. Lëvizjet në tregun vendas lidhen me luhatjet e forta në tregjet ndërkombëtare të naftës; rritjet në bursat ndërkombëtare janë reflektuar në çmimet e karburanteve në vend, duke sjellë ndryshime të njëpasnjëshme në çmimin e shitjes. Gjatë periudhës mars-qershor, në kushtet e këtyre luhatjeve të forta, në Shqipëri ka funksionuar Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimet maksimale të shitjes për karburantet.

