Sunday, May 31, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Çfarë fshihet pas pengmarrjes? Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank

Editor by Editor
April 14, 2026
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, Lajmi Fundit, Vendi
0
Çfarë fshihet pas pengmarrjes? Rrëmbyesit e bosit të Call Centerave janë dy djemtë e pronarit të UBA Bank
0
SHARES
92
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga pengmarrja ditën e djeshme e biznesmenit të ‘Call Center’ Florjan Sula. ZËRI shkruan se shkak për pengmarrjen është bërë një borxh prej 30 mijë eurosh mes të rinjve dhe Sulës, të cilët më pas bashkë me Hysen Nezën e morën peng dhe i kërkuan 2 milionë euro. Pasi Sula nuk iu gjeti dot 2 milionë euro ata e liruan për ti sjellë 500 mijë euro.

Jurgen dhe Kevin Neza janë dy djemtë e biznesmenit Gazment Neza, i njohur si pronar i Bankës së Bashkuar së Shqipërisë, (UBA BANK), dhe ortak në Eurosig Albania.

Si ndodhi pengmarrja?

Pengmarrja e biznesmenit Sula ka ndodhur më 31 mars pranë zonës së ish-Parkut në Tiranë. Sapo është ngritur nga lokali ku po pinte kafe, tre autorët i janë afruar, duke iu prezantuar si agjentë të BKH-së, Ata e kanë detyruar atë të hipte në makinë dhe e dërguan në një magazinë në zonën e Xhafzotajt. Fillimisht i kanë kërkuar shumën prej 2 milionë eurosh, por biznesmeni Sula ka refuzuar duke u thënë se nuk kishte para. Pas refuzimit, e kanë dhunuar fizikisht dhe kanë ulur kërkesën në 1 milion euro. Edhe kjo shumë është kundërshtuar nga biznesmeni, i cili ka deklaruar se nuk disponon para të tilla. Nën presion, autorët kanë zbritur kërkesën në 500 mijë euro. Në këtë pikë, ata e kanë liruar me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar.

Kush është 32-vjeçari Florian Sula?

Florian Sula, 32 vjeç me origjinë nga Divjaka është një nga anëtarët e bandës së Amant Josifit dhe Flladi Malajt. Ai është pjesë e call centar-ave, ku dyshohet se të ardhuarat e fituara nga ky aktivitet i ka përdorur për pastrim parash, përmes sipërmarrjeve në sektorin e ndërtimit. Aftësitë e tij kompjuterike dhe ato menaxheriale, bën të mundur përfitimin e sasive të konsiderueshme monetare, si rezultat i call cener-ave dhe bindjes së qytetarëve europian për të investuar në busa të rreme. 

Sula rezulton pa asnjë historik biznesi dhe pa të ardhura të ligjshme. Megjithatë ai ka arritur të investojë në pasuri të paluajtshme nga Tirana deri në jug, në vendet me potencial turistik si Borshi dhe Himara. Investimi në këto vende është bërë strategjikisht, pasi janë zona me potencial të lartë zhvillimi turistik.

Investime strategjike, pasuri të paluajtshme dhe së fundmi edhe sipërmarrës në sektorin e ndërtimit, Sula arrin t’i koordinojë të gjitha. E megjithatë ai vijon të mbetet aktiv në rrjetin e call centarve, duke shfrytëzuar qytetarët europian e njëkohësisht duke u pasuruar në mënyrë të padrejtë.

Previous Post

Barcelona dhe Flick ankuan te delegati, UEFA kërkon që Atletiko Madrid të shkurtojë barin e fushës

Next Post

Champions League/UEFA refuzon ankesën e Barcelonës: Protestë e papranueshme

Next Post
Champions League/UEFA refuzon ankesën e Barcelonës: Protestë e papranueshme

Champions League/UEFA refuzon ankesën e Barcelonës: Protestë e papranueshme

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al