Friday, May 16, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Cërrik/ Humbi jetën rastësisht një 27-vjeçar, si u organizuan dy atentate ndaj vlonjatit

Author by Author
January 11, 2022
in KRYESORE, Vendi
0
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mesditën e 30 dhjetorit të vitit që lamë pas në zonën e Cërrikut, një 27-vjeçar humbi jetën tragjikisht, pasi i shpërtheu në dorë një bombë e telekomanduar.

I riu fatkeq, pjesë e komunitetit rom, mori në dorë një pako pa e ditur se çfarë mbante brenda, ndërsa në të vërtetë ishte një atentat dhe shënjestra ishte dikush tjetër. Më shumë se 10 ditë nga ngjarja e rëndë në Elbasan, që i mori jetën Erion Rexhepit, rezulton të jetë një atentat i parapërgatitur por ekzekutuesit e porosisë dështuan për të hedhur në erë automjetin e shënjestrës së tyre. Bëhet fjalë për Mikel Harizajn, me origjinë nga Vlora dhe pronar i disa bizneseve në Tiranë ku edhe banon prej disa vitesh. Pasi shpërthimi që i mori jetën 27-vjeçarit në Cërrik kaloi si një ngjarje rutinë, u desh një atentat tjetër në Tiranë për të zbuluar lidhjet midis dy ngjarjeve.

KRONOLOGJIA

Më 30 dhjetor, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, Erion Rexhepit sipas Policisë i shpërtheu një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë humbi jetën. Sipas hetimeve, lënda eksplozive ishte vendosur poshtë një automjeti tip “Mazda” me ngjyrë blu, e cila ishte në fakt në pronësi të vjehrrit të Mikel Harizajt. Burimet bëjnë me dije se fillimisht ata kanë vendosur tritolin në makinën në fjalë me shpresën se do të përdorej nga Mikel Harizaj me qëllim që të kryenin shpërthimin kur ai të ishte në timon, me qëllim për ta eliminuar. Por, atë ditë makina drejtohej nga vjehrri i shënjestrës së atentatit, me të cilën atë ditë kaloi me automjetin në rrugën e lagjes “Kantier” në Cërrik. Në vendin ku ndodhi shpërthimi që vrau Rexhepin, është një pjesë e rrugës e ngritur me qëllim që makinat të ulin shpejtësinë. Policia dyshon se në atë vend lënda shpërthyese ka rënë nga makina, për shkak të tronditjes, për t’u gjetur pak minuta më vonë nga Erion Rexhepi, i cili do të humbiste jetën. Sipas burimeve. Vjehrri i Harizajt nuk ka kuptuar asgjë dhe me makinën “Mazda”, ngjyrë blu, është kthyer në Tiranë duke ia lënë në përdorim atë dhëndrit të tij.

ATENTATI I DYTË

Pasi kanë parë që dështuan herën e parë, duke mos u mjaftuar edhe me viktimën rastësore, atentatorët kanë tentuar sërish ta vrasin Harizajn me të njëjtën makinë. Makinës tip “Mazda” i është vendosur sërish një sasi lënde shpërthyese. Kur kanë parë se në drejtim të saj tashmë ishte Harizaj dhe jo vjehrri i tij, atentatorët nuk kanë marrë më në konsideratë që brenda ndodhej edhe Serin Duni, por e kanë shpërthyer tritolin me shpresën se kësaj radhe do t’ia arrinin qëllimit. Mikel Harizaj dhe Serin Duni mbetën të plagosur rëndë nga shpërthimi, ndërsa porositësit tashmë kishin shkaktuar një viktimë dhe një të plagosur rëndë, pa ia arritur sërish qëllimit për të eliminuar objektivin e tyre. Atentati i dytë u realizua rreth orës 02:50 të mëngjesit të 7 janarit në zonën e Unazës së Re, afër rrethrrotullimit të Selitës. Harizaj po transportonte për në banesën Dunin, i cili punonte si kamerier në lokalin e tij. Ata ndodhen në gjendje të rëndë në spital pas dëmtimeve të shumta të marra në pjesë të trupit. “Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore”, sqaronte Policia e Tiranës.

Previous Post

Kirurgët amerikanë implantojnë zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një pacenti 57-vjeçar

Next Post

29- Mars/ Miqësorja e dytë, Shqipëria do të përballet ndaj Gjeorgjisë

Next Post

29- Mars/ Miqësorja e dytë, Shqipëria do të përballet ndaj Gjeorgjisë

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro
AKTUALITET

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

by Editor
May 15, 2025
0

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se ka përplasje brenda partive politike, pas zgjedhjeve të 11 majit, teksa ende janë...

Read moreDetails
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti

May 15, 2025
Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

Votoi PS-në, por emigranti ka disa ankesa, vizaton edhe fytyrën e djallit në fletën e votimit: S’na rr*het për BE! Ditë të zeza ju presin

May 15, 2025
“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

“Zgjedhjet e 2025 janë marrë me ndërhyrjen e bandave kriminale,” Ambrozia Meta: Sara Mila nuk është i vetmi rast që e dëshmon! Arkend Balla në këtë fushatë u mbështet nga Troplinët

May 15, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

“Përplasje brenda partive”/ Karamuço: Jashtë një qendre numërimi në Tiranë, ishte person i armatosur dhe u gjet portofol me mijëra euro

May 15, 2025
Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

Operacion antidrogë në Korçë/ Në pranga dy persona, disa të tjerë të shoqëruar

May 15, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al