Sunday, June 22, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Burg Salianjit, Rama: E vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte

Editor by Editor
September 26, 2024
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE
0
Burg Salianjit, Rama: E vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte
0
SHARES
30
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg dhe akuzave nga opozita se pas vendimit të gjykatës së Apelit qëndron ai.

“Pas 34 vjetësh sovranitet të pakufizuar si një shtet brenda shtetit, Mbretëria e vetëshpallur e Shpifarakëve ka cënuar mijëra e mijëra jetë njerëzish e familjesh dhe ndotur përditë e përditë mjedisin publik të Shqipërisë, duke llahtarisur të madh e të vogël me jashtënxjerrjet e gojëve të shthurrura të mexhelisit tonë politik e mediatik, përmes abuzimit ekstrem me Lirinë e Fjalës dhe triumfit të Lirisë së Shpifjes si një kancer i përbindshëm shoqëror, i cili e ka epiqendrën e vet në organin jetik të kuvendarëve të Shqipërisë, ku ata që i kanë bërë ligjet kundër shpifjes (dhe e kanë ligjëruar kallzimin e rremë si vepër penale kundër drejtësisë) janë edhe shkelësit më të egër e sypatrembur të tyre.

Në këtë vend ku për 34 vjet nuk ka mbetur i gjallë e i vdekur pa u ndotur nga llumi i lumit të atyre jashtënxjerrjeve të përditshme, e ku gjyqet e panumërta për shpifje ndaj politikanëve zgjasin me vite të tëra e pastaj kthehen në pesë me hiç kur shpifësit dënohen me ca gjoba simbolike, duke luajtur rolin e viktimave të një regjimi imagjinar dhe duke shpifur edhe më keq sapo marrin dënimin qesharak, sot u ushtrua për herë të parë nga gjykatat e vendit e drejta e sanksionuar në ligj për dënimin penal të kategorisë më të neveritshme të Shpifjes, Kallzimit të Rremë, lidhur me një histori që përpara disa vjetësh tronditi mbarë opinionin publik përmes një inskenimi kriminal kundër drejtuesit të procesit të Reformës në Drejtësi dhe vetë Partisë Socialiste si forca udhëheqëse e asaj reforme që prodhoi armiqësinë e paepur të të tremburve nga një Drejtësi e Re; e cila ka lindur e po rritet më në fund jashtë duarve të politikës që e kontrolluan drejtësinë qysh prej shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar, ku kurrë asnjëherë një individ me pushtet politik nuk u dënua nga një drejtësi e pavarur, deri kur Drejtësia e Re filloi të godasë majtas e djathtas, duke ecur drejt në rrugën e ligjit të barabartë për të gjithë!

E Vërteta vonoi shumë po më në fund nuk harroi të vinte, e  pavarësisht se vendimi i sotëm i gjykatës dhe dënimi i ligjshëm i një politikani të spikatur për veprimtarinë e palodhur dizinformuese deri në formën kriminale të Kallzimit të Rremë, përmes një dosjeje me fabrikime provash e dëshmish të rreme, nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të Shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën.

Ne socialistët në qeveri, kemi hequr dorë prej vitesh nga çdo gjyq për shpifje kundër gazetarëve dhe kjo nuk do të ndryshojë për shumë arsye, por nëse dëmet morale e dhimbjet e patregueshme të familjeve tona që vijnë nga aktorë të paskrupullt mediatikë, jemi gati t’i mbajmë në kurriz si kosto të lirisë së të gjithë aktorëve të medias, nuk jemi dhe s’do të jemi kurrë gati të tërhiqemi nga proceset gjyqësore kundër shpifësve të veshur me kostume e flamuj partiakë dhe të armatosur me urrejtjen përçarëse e atdhenxirëse, që prej 34 vjetësh prodhon jashtënxjerrjet më të neveritshme të gojës. Padiskutim që kjo është një luftë krejt e pabarabartë, ku në këtë rast shumica qeverisëse është një pakicë e papërfillshme përballë maleve e lumenjve të Shpifjes, por ne nuk do ta pranojmë kurrën e kurrës Mbretërinë paralele të Shpifarakëve si një pasojë fatale të bashkëjetesës në një shtet demokratik” shkruan ai.

Previous Post

“Në erdhi erdoganizmi”/ Dënimi Salianjit, 1 vit burgim nuk i bëri as Durim Bami tek rasti i videos me Tom Doshin

Next Post

Vendimi i Apelit për Salianjin/ Pas Grupit Parlamentar, PD mbledh me urgjencë Kryesinë, çfarë pritet?

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

June 22, 2025
Donald Trump ka vënë një bast të madh

Donald Trump ka vënë një bast të madh

June 22, 2025
Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

June 22, 2025
VIDEO/ Bie zjarr në apartamentin luksoz të blogeres, Franceska Murati

VIDEO/ Bie zjarr në apartamentin luksoz të blogeres, Franceska Murati

June 22, 2025
SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit
AKTUALITET

SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

by Editor
June 22, 2025
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u bëri thirrje të dielën autoriteteve kineze që të nxisin Iranin të mos mbyllë...

Read moreDetails
Donald Trump ka vënë një bast të madh

Donald Trump ka vënë një bast të madh

June 22, 2025
Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

Çfarë i kërkoi Trumpi, “Bibi-t”? Zbulohet se ç’ndodhi në prapaskenë para sulmit të SHBA në Iran

June 22, 2025
VIDEO/ Bie zjarr në apartamentin luksoz të blogeres, Franceska Murati

VIDEO/ Bie zjarr në apartamentin luksoz të blogeres, Franceska Murati

June 22, 2025
FOTO+VIDEO/ Sulm terrorist në një Kishë Ortodokse në Siri, 15 persona të vdekur dhe 25 të plagosur

FOTO+VIDEO/ Sulm terrorist në një Kishë Ortodokse në Siri, 15 persona të vdekur dhe 25 të plagosur

June 22, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

SHBA i bën thirrje Kinës të bindë Iranin të mos mbyllë Ngushticën e Hormuzit

June 22, 2025
Donald Trump ka vënë një bast të madh

Donald Trump ka vënë një bast të madh

June 22, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al