Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Braho për Albanian Files: Kush ka prova t’i dorëzojë — Askush nuk është imun ndaj SPAK, me një kusht

timoni.al by timoni.al
July 15, 2026
in AKTUALITET
0
Kreu i SPAK te Ligjet: Krimi i organizuar po bëhet ndërkombëtar, prioritet goditja e pasurive; forcojmë hetimet financiare
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i SPAK, Klodian Braho, njoftoi se Prokuroria e Posaçme nuk mund të komentojë çështjen “Albanian Files” pasi bëhet fjalë për një kallëzim penal konkret që është në hetim. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ai theksoi se SPAK vepron vetëm mbi bazën e provave dhe ftoi çdo person që disponon fakte t’i depozitojë pranë institucionit. “Nuk flas në lidhje me këtë çështje, sepse është një kallëzim penal konkret. Kush ka prova për cilindo, është i ftuar t’i depozitojë në SPAK. Askush nuk është imun ndaj veprimeve procedurale të SPAK dhe këtë e them me bindje. Kushti është nevoja hetimore dhe prova për kryerjen e një vepre penale,” deklaroi Braho.

Ai përmendi luftën kundër pastrimit të parave si një nga prioritetet kryesore të SPAK. Sipas tij, pastrimi i parave është një veprimtari kriminale prioritare që dëmton ekonominë e ndershme dhe nxit elemente negative, përfshirë funksionimin e korrupsionit. “Pastrimi i parave është një veprimtari kriminale prioritare e SPAK-ut. Pastrimi i parasë dëmton ekonominë e ndershme dhe një sërë elementesh negative. Ky produkt është edhe në funksion të korrupsionit,” theksoi ai, duke theksuar rëndësinë e ndjekjes së kësaj kategorie krimesh mbi bazën e provave.

I pyetur për rënien e euros, Braho sqaroi se kjo çështje nuk hyri në kompetencat e institucionit. “Për euron, nuk ka lidhje kjo pyetje me SPAK,” u shpreh ai.

Sa i përket Byrosë Kombëtare të Hetimit, kreu i SPAK vuri në dukje nevojën për rritje të numrit të hetuesve, por po ashtu për zgjerim të funksioneve të institucionit. “BKH-së nuk i duhen vetëm më shumë hetues, por shtim të funksioneve të institucionit. Në vijim mund të ketë shtim të zyrave, por për momentin jo. Për konfiskimet, SPAK-u nuk ka kompetenca që të jetë palë pjesëmarrëse në fazën e ekzekutimit të veprave penale,” përfundoi Braho.

Previous Post

Milani pëson goditje në merkato, mbrojtësi portugez refuzon Djallin për t’u transferuar në Premier League

Next Post

Braho: Kushdo që përfshihet në krim do të mbajë përgjegjësi; SPAK ka nisur 46 hetime për zgjedhjet

Next Post
Braho: Kushdo që përfshihet në krim do të mbajë përgjegjësi; SPAK ka nisur 46 hetime për zgjedhjet

Braho: Kushdo që përfshihet në krim do të mbajë përgjegjësi; SPAK ka nisur 46 hetime për zgjedhjet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al