Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berisha paralajmëron mediat: Mos e ftoni Ramën në studio, do të keni protesta të fuqishme para televizionit

Editor by Editor
February 17, 2023
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Berisha paralajmëron mediat: Mos e ftoni Ramën në studio, do të keni protesta të fuqishme para televizionit
0
SHARES
43
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e përjavshme me gazetarët u ka bërë thirrje mediave që të mos e thërrasin kryeministrin Edi Rama në studio.

Berisha paralajmëroi se nëse kjo ndodh, atëherë para çdo televizioni simpatizantët e Partisë Demokratike do të protestojnë.

Sipas ish-kryeministrit Rama e ka për detyrë të japë shpjegime në Parlament dhe jo në studio televizive.

“Ka humbur mendjen dhe kërkon si mi të shpëtojë prapa çdo lloj absurditeti të fshihet. Nuk shkon, nuk vjen në parlament për tu ballafaquar, por shkon në studio. Ju bëj thirrje gazetarëve mos pranoni në studio një njeri që shkel ligjet e vendit. Mos i shtoni studiot në rifuxhio të këtij mëkatari që se ka parë ndonjëherë Shqipëria. Ju garantoj që para televizioneve që shkon ky do montohen protestat më të fuqishme, flakë për flakë.

Kudo që të shkojë, dje ishte fillimi, po kudo që të shkelë ne do bëjmë protesta gjatë gjithë kohës. Ne nuk na vjen mirë, nuk merret ky. Është njësoj si të merrni në studio një kriminel që nuk shkon para drejtësisë. Çfarë duhet t’i jepni këtij hapësirë, Thirrje mediave, asnjë hapësirë, bojkotoheni. Ky po bojkoton parlamentin detyrën qeverinë, po pse të vijë ky të marrë kohën e qytetarëve. Valët janë të publikut, nuk janë të televizionit. Keni mëshirë ndaj publikut”, tha Berisha.

Ndërkohë kujtojmë se mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion”. Ishin të rinjtë e FRPD-së ata të cilët para ambienteve të televizionit bllokuan rrugën, duke bërë që kryeministri Rama të futej në studio nga hyrja e pasme e televizionit.

Previous Post

VIDEO/ Berisha: McGonigal, gjoba, mish dhe pilaf në mejhanet e Tiranës

Next Post

VIDEO/ ‘Mbase ti i ke futur ndonjë gotë’/ Nis hetimi ndaj efektivëve në Fier: Pusho!

Next Post
VIDEO/ ‘Mbase ti i ke futur ndonjë gotë’/ Nis hetimi ndaj efektivëve në Fier: Pusho!

VIDEO/ 'Mbase ti i ke futur ndonjë gotë'/ Nis hetimi ndaj efektivëve në Fier: Pusho!

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al