Krydemokrati Lulzim Basha ka konsideruar vijë të kuqe dhe pikë ndarëse dhunën e ushtruar më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike të udhëhequr nga Sali Berisha.
Nga Kurbini, Basha u shpreh se mesazhet e aleatëve janë të qartë dhe se ata duan që demokratët e shqiptarët të zgjedhin të ardhmen.
Ai u bëri thirrje demokratëve të jetë në bashkuar përballë regjimit për të sjellë ndryshimin dhe parakusht për këtë është të mos mbetemi peng i të shkuarës.
“E mira është që demokratët janë vetëdijesuar se vija e kuqe ndarëse e asaj që është shumica e padiskutueshme dhe një pakice qe kanë përfituar gjithmonë në kurriz të shqiptareve është dhuna. E ai është shërbëtor i atij që kemi përballë . Besoj i keni dëgjuar mesazhet e aleatëve tanë. Nuk kanë nevojë për përkthim. Duan që shqiptarët të zgjedhin të ardhmen. Duan dhe presin që të jenë në krahun tonë kur PD të qeverisë vendin me përgjegjësinë që i takon që do sjellë demokracinë dhe shtetin e të drejtës e të të gjithë shqiptarëve jo të një pakice. Mesazhi i tyre është i qartë: Mezi presim të jemi krah Partisë Demokratike forcë qeverisëse. E dinë se nga kjo stuhi e cila goditi brigjet tona por do shtrihet anë e mbanë Ballkanit për të rrëzuar pemët e kalbura të korrupsionit e për ta bërë një zonë ku njerëzit jetojnë njësoj si në vendet e tjera të Europës. Nëse beteja nuk fitohet këtu ku do të fitohet?Ndaj edhe ne duhet të jemi të vendosur me një qëllim që na bashkon, demokratët e vërtetë janë të bashkuar në qëllim, janë gati të bëjnë çdo sakrificë për shqiptarët, familjet e fëmijët e tyre që të largojmë sa më parë regjimin e Edi Ramës e të sjellin ndryshimit. Parakusht është të mos mbetemi peng i të shkuarës”- tha ai.