Editor

Editor

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Tiranë, shtator 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranësinveston 2 milionë euro në  mjete të reja për operimet në pistë Tiranë, shtator 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dheshërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të reja përoperimet në pistë, me një investim total prej 2 milionë eurosh. Investimi synon të mbështesë rritjen e ndjeshme të numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve, duke përmirësuarefikasitetin e operimeve në tokë dhe, mbi të gjitha, eksperiencëne pasagjerëve gjatë udhëtimit të tyre përmes aeroportit. Mjetet e reja përfshijnë shkallë moderne për pasagjerët, pajisjepër ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve nga avionët, traktorëtërheqjeje për transportin e karrocave të bagazheve, mjetendihmëse për shoqërimin e avionit në nisje (pushback), si dhetransportierë të bagazheve. Investimi përfshin gjithashtu njësi GPU për furnizimin e avionëve me energji elektrike gjatë qëndrimit në tokë, Airstarterpër ndezjen e avionëve, mjete për shërbimet e pastrimit tëavionëve, si dhe një mjet për pastrimin e ngricës gjatë sezonit tëdimrit, duke përmirësuar më tej kapacitetet për operime tësigurta gjatë gjithë vitit. Përmes këtij investimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synontë mundësojë procese më të shpejta dhe më efikase të perpunimittë avionëve, nga trajtimi i bagazheve deri te ngjitja dhe zbritja e pasagjerëve. Përmirësimi i këtyre proceseve kontribuondrejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit kundrejt linjave ajrorepartnere dhe në krijimin e një eksperience më të mirë për çdopasagjer që udhëton përmes TIA-s. Investimet në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete operative janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të AeroportitNdërkombëtar të Tiranës dhe Grupit Kastrati për të mbështeturrritjen e trafikut dhe për të ofruar një eksperiencë aeroportualegjithnjë e më efikase, të sigurt dhe cilësore.

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

SIGAL në RVS Monako me drejtuesit botërorë të risigurimeve: €1.5 miliardë kapacitet për katastrofat në Shqipëri

Drejtues të lartë të Grupit SIGAL, të kryesuar nga CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, morën pjesë në Rendez-Vous de Septembre, një prej takimeve më të rëndësishme të industrisëglobale të sigurimeve dhe risigurimeve në Botë. Në këtë takim u zhvilluan kontakte me drejtuesit e kompanivemë të mëdha të risigurimit dhe brokerimit në botë. Nga 5 deri më 9 shtator 2026, Monte Karloja ishte qendra e tregut global të sigurimeve dhe risigurimeve, me zhvillimin e edicionit të 68-të të Rendez-Vous de Septembre (RVS). Në këtëaktivitet ndërkombëtar morën pjesë rreth 3,700 profesionistë nga90 vende, mes tyre drejtues të kompanive të sigurimit dherisigurimit, brokerë, menaxherë rreziku, këshilltarë financiarëdhe profesionistë të tjerë të industrisë. Grupi i përfaqësuesve të lartë të SIGAL zhvilloi takime me përfaqësues të tregjeve më të mëdha ndërkombëtare tërisigurimit dhe brokerimit. Kapaciteti 1.5 miliardë euro Gjatë takimeve në Monte Karlo, përfaqësuesit e SIGAL zhvilluan takime të drejtpërdrejta me me mbi njëzetë drejtues tëkompanive më të mëdha ndërkombëtare të risigurimit, si dhe me brokerët më të mëdhenj globalë, përfshirë Aon dhe Marsh. Një prej çështjeve kryesore të diskutuara ishte mundësia e krijimit të një skeme më të gjerë mbulimi për katastrofatnatyrore në Shqipëri, duke përdorur përvojën dhe burimet e tregut ndërkombëtar të risigurimit....

Page 3 of 4185 1 2 3 4 … 4,185

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.