Një denoncim i mbërritur në redaksinë e timoni.al ngre një pretendim jashtëzakonisht të rëndë: rreth dhjetë ditë më parë, në Portin e Durrësit dyshohet se kanë hyrë rreth 25 tonë kokainë, e cila, sipas burimit, do të kontrollohej nga dy grupe të fuqishme kriminale të Durrësit.
Por përtej vetë pretendimit për sasinë e drogës, denoncimi ngre pikëpyetje edhe për personat që kanë përgjegjësi ose akses në strukturat portuale, mes tyre drejtori doganës Durrës, Drilon Bushati dhe drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu.
Pyetja është e drejtpërdrejtë:
A mund të kalojë një sasi prej 25 tonësh kokainë përmes Portit të Durrësit pa dijeninë e personave përgjegjës për funksionimin, sigurinë dhe kontrollin e aktivitetit portual?
A ka pasur Drilon Bushati dijeni për këtë ngarkesë?
A ka pasur Liburn Aliu informacion për të?
A kanë pasur kontakte me persona të dyshuar si pjesë e grupeve kriminale të Durrësit?
A ekzistojnë të dhëna, komunikime apo indicie që duhet të verifikohen nga SPAK dhe Policia e Shtetit?
Timoni.al nuk i paraqet këto dy persona si të përfshirë në trafik droge. Bëhet fjalë për dyshime dhe pyetje që burojnë nga denoncimi dhe që, për shkak të peshës së pretendimit, kërkojnë verifikim të plotë institucional.
Si mund të kalojnë 25 tonë kokainë?
Një sasi e tillë nuk mund të trajtohet si një ngjarje e zakonshme kriminale.
Nëse pretendimi është i vërtetë, do të kërkohej një zinxhir i tërë logjistik: transport ndërkombëtar, kontenierë, dokumentacion, operatorë ekonomikë, hyrje në port, lëvizje brenda territorit portual dhe kalim nëpër disa hallka kontrolli.
Prandaj lindin pyetjet:
Kush e kontrolloi ngarkesën?
Kush kontrolloi kontenierët?
A kaluan në skaner?
Kush firmosi dokumentet?
Kush autorizoi lëvizjen e tyre?
Kush kishte informacion paraprak?
Dy grupet kriminale të Durrësit
Sipas denoncimit, pas kësaj sasie droge dyshohet se qëndrojnë dy grupe kriminale që veprojnë në Durrës.
Ky pretendim duhet të verifikohet nga organet ligjzbatuese.
Nëse droga ka hyrë realisht në port, hetimi duhet të zbulojë jo vetëm transportuesit, por të gjithë zinxhirin e mundshëm të bashkëpunëtorëve.
Kush e solli? Kush e priti? Kush e kontrolloi? Kush e nxori nga porti? Dhe kush kishte dijeni për të?
Pyetjet për Drilon Bushatin dhe Liburn Aliun
Pikërisht këtu qëndron edhe një nga pikëpyetjet kryesore të këtij denoncimi.
A kanë pasur Drilon Bushati apo Liburn Aliu ndonjë dijeni paraprake për këtë ngarkesë?
A kanë pasur kontakte me persona të dyshuar për trafik narkotikësh?
A ka ndonjë informacion të regjistruar nga organet ligjzbatuese që i lidh me grupe kriminale në Durrës?
A janë verifikuar komunikimet dhe kontaktet e tyre në kuadër të ndonjë hetimi?
Dhe nëse nuk kanë pasur asnjë dijeni, atëherë lind një pyetje tjetër:
Si është e mundur që një sasi e pretenduar prej 25 tonësh kokainë të kalojë përmes strukturave portuale pa u evidentuar?
Këto nuk janë akuza të ngritura nga Timoni.al, por pyetje që kërkojnë përgjigje zyrtare.

