Tiranë, shtator 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranësinveston 2 milionë euro në mjete të reja për operimet në pistë
Tiranë, shtator 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) vijon investimet në përmirësimin e infrastrukturës dheshërbimeve aeroportuale, me shtimin e 46 mjeteve të reja përoperimet në pistë, me një investim total prej 2 milionë eurosh.
Investimi synon të mbështesë rritjen e ndjeshme të numrit të fluturimeve dhe pasagjerëve, duke përmirësuarefikasitetin e operimeve në tokë dhe, mbi të gjitha, eksperiencëne pasagjerëve gjatë udhëtimit të tyre përmes aeroportit.
Mjetet e reja përfshijnë shkallë moderne për pasagjerët, pajisjepër ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve nga avionët, traktorëtërheqjeje për transportin e karrocave të bagazheve, mjetendihmëse për shoqërimin e avionit në nisje (pushback), si dhetransportierë të bagazheve.
Investimi përfshin gjithashtu njësi GPU për furnizimin e avionëve me energji elektrike gjatë qëndrimit në tokë, Airstarterpër ndezjen e avionëve, mjete për shërbimet e pastrimit tëavionëve, si dhe një mjet për pastrimin e ngricës gjatë sezonit tëdimrit, duke përmirësuar më tej kapacitetet për operime tësigurta gjatë gjithë vitit.
Përmes këtij investimi, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës synontë mundësojë procese më të shpejta dhe më efikase të perpunimittë avionëve, nga trajtimi i bagazheve deri te ngjitja dhe zbritja e pasagjerëve. Përmirësimi i këtyre proceseve kontribuondrejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit kundrejt linjave ajrorepartnere dhe në krijimin e një eksperience më të mirë për çdopasagjer që udhëton përmes TIA-s.
Investimet në pajisje, infrastrukturë dhe kapacitete operative janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të AeroportitNdërkombëtar të Tiranës dhe Grupit Kastrati për të mbështeturrritjen e trafikut dhe për të ofruar një eksperiencë aeroportualegjithnjë e më efikase, të sigurt dhe cilësore.

