Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohen disa persona, përfshirë dy drejtues, për zbrazjen e llogarive bankare të klientëve

timoni.al by timoni.al
June 3, 2026
in AKTUALITET
0
Arrestohen disa persona, përfshirë dy drejtues, për zbrazjen e llogarive bankare të klientëve
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, janë dhënë 12 masa sigurimi ndaj 12 personave të akuzuar për “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik” (nenet 135/25, 186/3 dhe 186/a/2 të Kodit Penal). Hetimet, në kuadër të procedimit penal nr.7108/2025, nisën pas kallëzimit të shtetasit I.O. për tërheqje pa autorizim nga tre llogaritë e tij në UBA Bank, ku rezulton të jenë tërhequr 500,000 lekë, si dhe nga kallëzimi i bankës për tërheqje pa autorizim nga klientja A.K. në të njëjtën degë. Prokuroria konstaton se nga klientët e degës janë kryer 30 tërheqje pa mandat dhe janë hapur e mbyllur pa autorizim disa depozita me afat në euro dhe dollarë.

Në përbërje të të pandehurve identifikohen E.Q., I.D., E.K., B.M., A.K., G.H., G.B., D.D., O.K., R.S., B.N. dhe Zh.B., për të cilët ekziston dyshim i arsyeshëm se mund të jenë autorë të veprave penale të përmendura. Kundër A.K. dhe G.H., zv.drejtor dhe drejtor i degës, u kërkua masa e sigurisë “Arrest në burg”, me arsyetimin se ata kanë kryer në mënyrë të përsëritur veprime të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës, duke shpërdoruar detyrën dhe aksesin në sistemin bankar për përvetësimin e shumave monetare të dy klientëve. Veprimet e tyre përfshijnë përdorimin e mandateve të tërheqjes false, ndërhyrje të paautorizuara në sistem përmes konvertimeve valutore, hapje/mbyllje depozitash dhe ndryshim të të dhënave pa autorizim, në bashkëpunim me punonjës të tjerë si arkëtar, supervizor dhe shërbim ndaj klientit.

Masa “Arrest në shtëpi” u vendos për G.B., D.D., O.K., R.S., B.N. dhe Zh.B., për kryerje të përsëritur të veprimeve të kundërligjshme gjatë detyrës, për përvetësim të shumave të klientëve përmes mandateve tërheqjeje false ose ndërhyrjes pa autorizim në sistem. Sipas hetimit, skema funksiononte me aksesin ekskluziv të arkëtarit/shërbimit ndaj klientit mbi fondet, ndërhyrje dhe manipulime në sistem që verifikoheshin dhe autorizoheshin nga nivele drejtimi, përfshirë përgjegjësin operacional dhe drejtorin e degës. Për E.Q., I.D., E.K. dhe B.M. u vendos masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për “Falsifikim kompjuterik”, pasi rezultoi kryerja e transaksioneve pa prezencë kontrate në një ose disa raste, duke krijuar premisat për veprimtarinë e jashtëligjshme të të tjerëve.

Previous Post

Arrestohen disa persona, mes tyre dy drejtues, për zbrazjen e llogarive bankare të klientëve

Next Post

Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë; zëvendëskryeministri belg pret Hoxhën: Pres padurim të vizitoj, Shqipëria drejt BE

Next Post
Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë; zëvendëskryeministri belg pret Hoxhën: Pres padurim të vizitoj, Shqipëria drejt BE

Belgjika do të hapë ambasadë në Tiranë; zëvendëskryeministri belg pret Hoxhën: Pres padurim të vizitoj, Shqipëria drejt BE

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al