Thursday, June 18, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Arrestohen 7, procedohen penalisht 27 për mashtrim ndaj qytetarëve të huaj dhe marrje parash përmes call center-ave

timoni.al by timoni.al
June 17, 2026
in AKTUALITET
0
Arrestohen 7, procedohen penalisht 27 për mashtrim ndaj qytetarëve të huaj dhe marrje parash përmes call center-ave
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Finalizohet operacioni i koduar “End Point”, si vazhdim i punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e krimit kibernetik dhe krimit ekonomik. Operacionin e zhvilluan Drejtoria për Hetimin e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Si rezultat i veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit Z. A., 36 vjeç; E. N., 31 vjeç; A. Sh., 28 vjeç; B. K., 30 vjeç (të gjithë shtetas shqiptarë), shtetasi L. R. M., 41 vjeç, paraguajan, si dhe shtetasit J. I. C., 28 vjeç dhe S. L. S., 28 vjeç, angolezë, të gjithë banues në Tiranë. Përveç tyre, materialet procedurale u referuan në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas, tre prej të cilëve nga Brazili dhe Franca, të gjithëve banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit u sekuestrua një sasi eurosh të dyshuara si përfituar nga veprimtaria kriminale, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë. Veprimet u bënë edhe në zbatim të vendimit nr. 4271, të datës 15.06.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me kontrolle në disa ambiente të dyshuara të përshtatura për kryerjen e mashtrimit kompjuterik.

Hetimet paraprake dyshojnë se të arrestuarit dhe personat e proceduar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Sipas uniformave hetimore, këto veprimtari zhvilloheshin në ambiente të adaptuara me pajisje kompjuterike dhe të tjera, për kryerje të mashtrimit kompjuterik përmes thirrjeve telefonike (call center).

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse. Policia e Shtetit deklaron se mbetet e angazhuar në luftën kundër krimit kibernetik, mashtrimeve kompjuterike dhe çdo forme të veprimtarive kriminale që cenon sigurinë ekonomike dhe interesin publik.

Previous Post

Avokatët e Luigi Mangione: Në vitin 2024 ai po përjetonte shqetësim ekstrem emocional kur vrau CEO-n e UnitedHealthCare

Next Post

U proceduan penalisht 16 protestues për bllokimin e rrugëve në Tiranë, mes tyre 3 nismëtarë; zbardhen emrat

Next Post
U proceduan penalisht 16 protestues për bllokimin e rrugëve në Tiranë, mes tyre 3 nismëtarë; zbardhen emrat

U proceduan penalisht 16 protestues për bllokimin e rrugëve në Tiranë, mes tyre 3 nismëtarë; zbardhen emrat

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al