Monday, June 8, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Argjentina fiton testin e parë para startit të Botërorit, asnjë minutë për Leo Messin në miqësoren kundër Hondurasit

timoni.al by timoni.al
June 7, 2026
in AKTUALITET
0
Argjentina fiton testin e parë para startit të Botërorit, asnjë minutë për Leo Messin në miqësoren kundër Hondurasit
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja e Argjentinës vazhdoi përgatitjet për Kupën e Botës me një fitore 2-0 ndaj Hondurasit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në College Station, Texas. Ndeshja u luajt në stadiumin “Kyle Field” përpara një atmosfere elektrizuese dhe mbështetje të madhe nga tifozët argjentinas, por vëmendja qe e përqendruar te Lionel Messi, i cili nuk u aktivizua për asnjë minutë. Ylli 38-vjeçar po rikuperohet nga një lodhje muskulare e pësuar në ndeshjen e tij të fundit me Inter Miami para grumbullimit me kombëtaren.

Kampionët në fuqi kaluan në avantazh në minutën e 37-të kur Lautaro Martinez shënoi nga pika e bardhë, pas një penalltie të fituar nga Nicolas Tagliafico. Në pjesën e dytë Argjentina dyfishoi rezultatin me golin e Giuliano Simeones, sulmues i Atletico Madrid, i cili shfrytëzoi një asist elegant me thembër nga Lautaro Martinez dhe dërgoi topin në rrjetë nga afër.

Pas ndeshjes, Martinez theksoi përgjegjësinë e skuadrës si kampione bote: “Duhet të mbrojmë atë që arritëm në Katar. Do të jetë e vështirë, por do të japim maksimumin për ta përfaqësuar Argjentinën sa më lart”, deklaroi sulmuesi. Trajneri Lionel Scaloni kreu disa ndryshime gjatë pjesës së dytë, por vendosi të mos rrezikojë me Messin, duke shpjeguar se stafi teknik po menaxhon me kujdes ngarkesën e lojtarëve në prag të turneut. “Kur argjentinasit zbresin në fushë, ata japin gjithmonë gjithçka. Për këtë arsye po tregojmë kujdes me minutat dhe gjendjen fizike të secilit lojtar”, tha Scaloni.

Sipas stafit mjekësor të kombëtares, rikthimi i Messit do të varet nga progresi i tij fizik në ditët e ardhshme. Argjentina do të zhvillojë edhe një miqësore ndaj Islandës më 10 qershor, përpara debutimit në Kupën e Botës, ku do të nisë rrugëtimin në Grupin J kundër Algjerisë më 16 qershor. Më pas skuadra e Scaloni do të përballet me Austrinë dhe Jordaninë.

Previous Post

Do të takohemi së shpejti edhe në… Çfarë shkruante Fatjon Bunjaku në postimin e fundit, vdiq pas aksidentit

Next Post

Në këto momente të vështira lutjet për familjen/ Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut, Elbasani: Nuk do të harrohet

Next Post
Në këto momente të vështira lutjet për familjen/ Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut, Elbasani: Nuk do të harrohet

Në këto momente të vështira lutjet për familjen/ Ndarja nga jeta e Fatjon Bunjakut, Elbasani: Nuk do të harrohet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al