Monday, July 13, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ansambli kombëtar performoi në Londër për herë të parë pas 70 vitesh në një skenë britanike të njohur

timoni.al by timoni.al
July 12, 2026
in AKTUALITET
0
Ansambli kombëtar performoi në Londër për herë të parë pas 70 vitesh në një skenë britanike të njohur
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ansambli Kombëtar u ngjit në skenën e Show Theatre në qendër të Londrës në një mbrëmje që ndërthurte trashëgiminë kulturore shqiptare me vizionin dhe frymëzimin që Lord Bajroni gjeti në Shqipëri. Për herë të parë në historinë 70-vjeçare të tij, Ansambli performoi si një trupë e vetme artistike në një skenë prestigjioze të Londrës, një moment që Sokol Marsi e përshkroi si krenari jo vetëm për Ansamblin, por për të gjithë kulturën shqiptare.

Produksioni etno-muzikor dhe teatror “Shqipëria përmes syve të Bajronit” ndërthur historinë, poezinë, muzikën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare në një rrëfim artistik me identitet kombëtar. Aktiviteti, që pati jehonë në komunitetin shqiptar dhe atë britanik, u organizua nga organizata Empowered Women of Diaspora. Ensuita Këputa theksoi se misioni i organizatës shkon përtej fuqizimit të grave, duke synuar krijimin e urave lidhëse mes komuniteteve, institucioneve dhe vendeve përmes kulturës, arsimit dhe diplomacisë kulturore.

Në mbrëmje morën pjesë përfaqësues të komunitetit dhe institucioneve vendore; kryebashkiaku i Borough-it të Camden në Londër, Eddie Hanson, e vlerësoi aktivitetin si një festë të diversitetit dhe gjithëpërfshirjes, duke nënvizuar se komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar është i përfaqësuar dhe shihet pozitivisht. Një dimension të veçantë artistik i dha interpretimi i autorit dhe aktorit britaniko-kosovar Robert Wilton në rolin e Lord Bajronit, si dhe interpretimi i kryebashkiakut të Borough-it të Camden, Eddie Hanson.

Teatri u mbush me një publik të përzier, jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj, të cilët ndoqën me vëmendje shfaqjen. Një qytetare tha se kishte vizituar Shqipërinë dhe ishte tërhequr nga muzika, prandaj vendosën të vinin në shfaqje dhe kaluan shumë bukur. Përmes kësaj shfaqjeje, “Shqipëria përmes syve të Bajronit” shënoi një tjetër hap në promovimin ndërkombëtar të kulturës dhe trashëgimisë shqiptare. Top Channel.

Previous Post

Vapa alarmon urgjencat, deri në 400 telefonata në ditë; mjekët: Mos lini fëmijë dhe të moshuar në makinë

Next Post

Infantino insiston që Botërori të zgjerohet në 64 skuadra nga viti 2030: Çdo komb duhet të ëndërrojë

Next Post
Infantino insiston që Botërori të zgjerohet në 64 skuadra nga viti 2030: Çdo komb duhet të ëndërrojë

Infantino insiston që Botërori të zgjerohet në 64 skuadra nga viti 2030: Çdo komb duhet të ëndërrojë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al