Saturday, August 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Amnistia prek 10 mijë dosje — Udhëzimi i kryeprokurorit Çela: Pushohen çështjet që përfitojnë amnistinë 2026

timoni.al by timoni.al
August 15, 2026
in LAJME
0
Amnistia prek 10 mijë dosje — Udhëzimi i kryeprokurorit Çela: Pushohen çështjet që përfitojnë amnistinë 2026
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sërish gjyqësori po vonon nxjerrjen e vendimeve të arsyetuara, ankohen të dënuarit që kanë informuar Avokatin e Popullit, ndërsa ligji i amnistisë 2026 përfshin edhe rastet kur vendimet nuk janë arsyetuar për të shmangur ngërçe të tilla. Në fushën e amnistisë përfshihen shtetas që ishin nën gjykim dhe ndaj të cilëve u shpall vendimi brenda datës 31 maj; qytetarit i njeh e drejta të heqë dorë nga apeli kur krimi i kryer është ndër veprat e amnistuara.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se prokuroritë, të cilat ndjekin penalisht krimet e amnistueshme ose përfaqësojnë akuzën në gjykatë, ende nuk kanë bërë raportimet pranë Prokurorisë së Përgjithshme mbi volumin e dosjeve që do të mbyllen përfundimisht. Para hyrjes në fuqi të ligjit ishte parashikuar që të mbyllen me falje afërsisht 10 mijë hetime, kryesisht për aksidente pa pasoja, drejtim mjeti në gjendje të dehur, ndërtime pa leje dhe kundërvajtje.

Në udhëzimin e firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, prokurorëve u kërkohet të vendosin ose të pushojnë akuzat penale, ose të mos nisin procedimet për kallëzimet për veprat e kryera deri më 31 maj dhe që përfshihen nga amnistia. Bëhet fjalë për vepra që parashikojnë dënim deri në tre vjet burg, me përjashtim të subjekteve që nuk përfitojnë nga amnistia. Udhëzimi sqaroi edhe hapat që duhet ndjekur; në këtë kuadër prokurorëve u kërkohet të mbyllin edhe çështjet që përfshihen në amnisti, por që ishin pezulluar më parë për shkak të mosgjetjes së autorëve.

Nuk jepet një shifër e saktë se sa çështje do të amnistohen në këtë mënyrë, por pritet të ndikojnë në backlog-un që ka prekur edhe organin e akuzës. Sipas udhëzimit, në muajin shtator drejtuesit e të gjitha prokurorive duhet të informojnë Prokurorin e Përgjithshëm për numrin e shtetasve përfitues, për çështjet e mosfilluara, ato të pushuara në hetim dhe ato të pushuara gjatë gjykimit.

Previous Post

Apokalips zjarresh në Europë: Pamje dramatike nga Kroacia dhe qielli që nxihet në Greqi

Next Post

Eksperti Toromani: Duhen 100 vjet për rigjenerim pyjesh; 3.800 ha të djegur, 99% e zjarreve nga njeriu

Next Post
Piromanët i shpëtojnë drejtësisë: Vetëm 18 fajtorë në 211 çështje, shumica mbyllen pa prova

Eksperti Toromani: Duhen 100 vjet për rigjenerim pyjesh; 3.800 ha të djegur, 99% e zjarreve nga njeriu

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al