Saturday, October 17, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alarm fals për tërmet 9.9 shkakton panik në Japoni, gabim në sistem i agjencisë meteorologjike

timoni.al by timoni.al
October 17, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Alarm fals për tërmet 9.9 shkakton panik në Japoni, gabim në sistem i agjencisë meteorologjike
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Japonia u alarmua pasi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) dërgoi gabimisht një paralajmërim për një tërmet me magnitudë 9.9, duke shkaktuar njoftime emergjence në miliona telefona celularë. Alarmi i gabuar u tërhoq disa minuta më vonë, ndërsa autoritetet kërkuan falje publike për shqetësimin dhe problemet e shkaktuara. Incidenti ndodhi dje, kur JMA njoftoi fillimisht se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 9.9 ishte regjistruar pranë Ishujve Kurile, të njohur në Japoni si Ishujt Chishima. Më vonë agjencia bëri një korrigjim, duke sqaruar se tërmeti kishte magnitudë 6.9 dhe ndodhi pak pas mesditës pranë Gadishullit Kamchatka në Rusi, me një thellësi fokale rreth 160 kilometrash.

Sipas JMA, problemi lindi gjatë llogaritjes së vendndodhjes së epiqendrës. Sistemi vlerësoi gabimisht se epiqendra ishte rreth 680 kilometra më larg nga Japonia sesa në të vërtetë, dhe kjo supozim i gabuar ndikoi në llogaritjen e magnitudës, duke rezultuar në lëshimin e paralajmërimit për magnitudë 9.9. Edhe pse alarmi u korrigjua brenda pak minutash dhe nuk u regjistrua panik i përhapur, aktivizimi i sistemit të emergjencës shkaktoi ndërprerje të përkohshme në transportin publik. Pas incidentit, JMA lëshoi një ndjesë publike dhe pranoi ndërprerjen e shkaktuar nga paralajmërimi i gabuar.

“Në kërkojmë ndjesë sinqerisht për shqetësimin e konsiderueshëm të shkaktuar ndaj publikut”, u tha gazetarëve zyrtari i agjencisë Shinya Tsukada. Incidenti theksoi rëndësinë e saktësisë së sistemeve të paralajmërimit të automatizuar për tërmete, të cilat në Japoni janë një mekanizëm kyç për mbrojtjen e popullsisë në rastet e tërmeteve të forta. Top Channel.

Previous Post

Panik në Japoni, agjencia meteorologjike lëshoi gabimisht paralajmërim për tërmet 9.9 ballë, ja si ndodhi gabimi

Next Post

10 grupe të Tatimeve në terren — Rama prezanton Dëmi im për bizneset e vogla në E-Albania

Next Post
10 grupe të Tatimeve në terren — Rama prezanton Dëmi im për bizneset e vogla në E-Albania

10 grupe të Tatimeve në terren — Rama prezanton Dëmi im për bizneset e vogla në E-Albania

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al