Mbrëmjen e sotme në Tunelin e Kalimashit ka ndodhur një aksident i rëndë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë një pasagjerë ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.
Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.