Friday, November 7, 2025
  • Login
Timoni.al
Advertisement
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Afera milionë euro me Bankers – A i ka pastruar paratë Idajet Ismailaj i Albstar te ‘pika e vockël’ e Kumbaros? 

Editor by Editor
July 14, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, Lajmi Fundit, POLITIKE, Vendi
0
Afera milionë euro me Bankers – A i ka pastruar paratë Idajet Ismailaj i Albstar te ‘pika e vockël’ e Kumbaros? 
0
SHARES
58
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtimi i ‘Resort Manastirit’ nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit, me leje të ministres Mirela Kumbaro, fillimisht si një ‘pikë e vogël’, duke u zgjeruar më pas dhe kthyer në një përbindësh betoni, mund të jetë edhe një histori pastrimi parash, përpos krimi mjedisor. Kompania Albstar rezulton pjesë e zhvatjes nga Bankers të pasurisë nëntokësore shqiptare, përmes fryrjes së shpenzimeve me faturime fiktive, me qëllim për të mos paguar taksa.

(Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së).

Dokumentet tregojnë se vetëm gjatë vitit 2011, kompania Albstar e Idajet Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Skema korruptive mes Albastar dhe Bankers, duke vjedhur paratë e shqiptarëve, besohet se ka vijuar edhe në vitet në vijim, me kontrata fiktive për shërbime në letër, duke ndarë më pas paratë që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit. Faktet tregojmë se nuk kemi të bëjmë as me një grup të zakonshëm kriminal, por me një organizatë të mirfilltë kriminale, me veprimtari të shtrirë në dy dekada.

Ku kanë përfunduar paratë?

Është një pyetje që vetëm SPAK ka treguar seriozitet dhe vullnet për t’i dhënë përgjigje. Me gjithë profesionalizimin e treguar nga prokurori i Fierit Elion Mustafaj dhe drejtori i Hetimit Tatimor Anton Martini, organizata kriminale Bankers, me një fuqi të madhe korruptuese, ka nisur lëvizjet për të kapur gjyqtarët, me qëllim sakatimin e dosjes. Por edhe sikur gjykatat t’i rezistojnë parave dhe lidhjeve korruptive të Bankers, dosja duhet të kalojë në kompetencë të SPAK si grup i strukturuar kriminal, për të nisur edhe një hetim pasuror, për rikuperimin e dëmit, aq sa është e mudur. Janë qindra milionë euro që kanë kaluar në llogaritë e një karteli kompanish. Rruga që kanë ndjekur paratë është lehtësisht e gjurmueshme.

‘Pika e vockël’ e Kumbaros, korrupsion dhe pastrim parash

Kompania Albstar, e cila ka vjedhur dhjetëra milionë euro me Bankers, kontrollon një kartel kompanish me veprimtari ndërtimore, naftës dhe gazit, kazino, hidrocentrale etj. Në vitin 2021, kompania Albstar, e cila ka marrë dhjetëra milionë euro nga Bankers, ka përfituar statusin e investitorit strategjik nga qeveria e Edi Ramës për ndërtimin e një resorti në Plazhin e Manastirit, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit

Fadromat u shfaqën shumë shpejt në një ngushticë toke që ndan Liqenin e Butrintit me Detin Jon, që shtrihet një gji detar dhe që ruan gjurmë të jashtëzakonshme të lulëzimit të jetës përgjatë antikitetit dhe mesjetës. Investimi parashikohej 28 milionë euro, por harta e ndërtimit, e paraqitur nga Mirela Kumbaro si një ‘pikë e vockël’ në Parlament, sot është kthyer në një qytezë.

Krahas parave përmes Bankers, Idajet Ismailaj i Albstar ka marrë edhe 100 milionë euro tendera nga Ministria e Infrastrukturës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ka dyshime të forta se disa ish ministra dhe ish drejtorë që kanë urdhëruar kositjen e letrave të tenderave për Albstar, kanë përfituar cila tek ‘pika e vockël’ e Kumbaros.

Dyfishimi i ‘pikës së vockël’

Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje të zonës së Ksamilit, të hiqej nga zona e mbrojtur, ku më pas Këshilli Kombëtar i Territorit dha lejen për resort.

Projekti u kundërshtua me forcë në atë kohë, teksa vetë Kumbaro në një interpelancë në Kuvend tha se “projekti është një pikë e voçkël”.

Në foto: Ministrja e Kulturës, Kumbaro, e konsideroi “pikëz” zonën ku do të ndërtohet “Manastiri Resort”

Por, “pika e Kumbaros” sa vjen dhe zgjerohet dhe zmadhohet.

Por nga disa dokumente nga KKTU, të miratuara në vitin 2024, harta duket mjaft qartë se “pika” është shumëfishuar, çka ka sjellë që i gjithë ai investim në pronë publike të jetë shumë i diskutuar.

Faksimile: Vendimi i zbardhur i KKTU që zgjeron shumë më tepër “pikën” e vogël të Kumbaros

Faksimile: Vendimi i zbardhur i KKTU që zgjeron shumë më tepër “pikën” e vogël të Kumbaros

Sipas dokumenteve, në korrik të vitit të kaluar KKTU mori një vendim me numër 26. Objekti ishte “për miratimin e lejes për miratimin e rishikimit të kushteve të lejes gjatë ndërtimit për objektin ‘resort turistik 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1, 2, 3 kate nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë.

Foto: Ndërtime të projektit “Manastiri – Resort”

Mësohet se kërkesa ishte e subjektit zhvillues “Manastiri Resort” drejtuar Këshillit Kombëtar të Territorit.

Në fund, vendosi miratimin e rishikimit të kushteve të lejes, të miratuar më herët në muajin qershor 2021 të KKT.

Në pikën 2 është edhe harta e planvendosjes së strukturave të miratuar me vendimin me numër 9 të datës 10 qershor 2021 të KKT dhe zëvendësohet me hartën dhe planvendosjen e strukturave bashkëlidhur këtij vendimi.

Në një tjetër pikë thuhet se ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.

Në foto: Ndryshimi drastik i hartës, me lejen e parë të muajit qershor 2021 dhe me hartën e vitit 2024
Në foto: Ndryshimi drastik i hartës, me lejen e parë të muajit qershor 2021 dhe me hartën e vitit 2024

Redaksia jonë hulumtoi dokumentet shoqëruese të kësaj leje, ku duket ndryshimi drastik mes hartave të vitit 2021 dhe atyre të vitit 2024. Shikohet se projekti është zgjeruar disa herë, duke e bërë “pikën e vogël” të Kumbaros në një resort gjigant.

Në fotot e këtij vendimi shihet se resorti është ngjitur me rrugën dhe do të bëhen edhe ndërtime 4 katëshe. Madje, do të bëhen hotele dhe parkime të stërmëdha. Por, ajo që shihet në gjithë këtë projekt është gatishmëria e Kumbaros për t’a miratuar dhe asnjë nga institucionet e tjera s’e ka marrë guximin për ta kundërshtuar.

Gjithashtu, kemi siguruar edhe fotot e projektit të ri, të miratuar në vitin 2024 dhe sapo të zbardhura nga KKTU. Gjithkush që ka kaluar drejt Ksamilit ka parë se “pika” e vogël e Kumbaros” gjithmonë rritej e zmadhohej, por asnjëherë nuk ishin zbardhur dokumentet.

Në foto: Projekti i “Manastirit” do të zgjerohet edhe më tepër
Në foto: Projekti i “Manastirit” do të zgjerohet edhe më tepër
Në foto: Projekti i “Manastirit” do të zgjerohet edhe më tepër

Tashmë duket ndryshimi tepër i madh, ku kjo pika është bërë një qytet i stërmadh. Madje, i gjithi në zonë të mbrojtur dhe me firmën e vetë Kumbaros.

Zvogëlimi i Parkut

Në 26 Janar të vitit 2022, Këshilli i Ministave miratoi vendimin për të zvogëluar me rreth 800 hektarë Parkun e Butrintit. Në këtë hapësirë të shkëputur nga Parku përfshihet edhe territori ku u vendos të ndërtohej investimi strategjik “Manastiri Resort”.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave, 26 janar 2022, për zvogëlimin me 800 ha të Parkut të Butrintit

Për zbatimin e këtij projekti, u krijua shoqëria “Manastiri Resort”, i përbërë nga bashkimi i “Finman” shpk, një kompani në pronësi të Sadik e Idajet Ismailaj dhe “Andi” shpk, në pronësi të Andi Gjiknurit.

Shoqëria “Manastiri Resort” u krijua me një marrëveshje që mban datën 16 nëntor 2021, pra vetëm dy javë para se Komiteti i Investimeve Strategjike të miratonte statusin e “investitorit strategjik” për këtë projekt.

Në foto: Familja Ismailaj dhe Andi Gjiknuri regjistrojnë shoqërinë “Manastiri Resort” dy javë para miratimit të “investimit strategjik”

Rreth një vit pas këtij bashkimi, kompania e Gjiknurit vendosë të largohet nga investimi, duke i shitur aksionet e saj tek “Finman”. Vlera e këtij transaksioni nuk është publikuar në kontratat e depozituara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Ndërtimet e resorteve turistike apo zhvillimet ndërtimore masive në zonat bregdetare ishin paralajmëruar nga 25 organizata mjedisore dhe 4 profesorë të shkencave të natyrës që kur u rishikua harta e zonave të mbrojtura për disa parqe në janar të vitit 2022.

Në foto: Parku i Butrintit, një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të Shqipërisë

Përmes një reagimi të përbashkët organizatat më të mëdha mjedisore në vend dhe profesorët e shkencave të natyrës pohuan se “me rishikimin e kufijve të zonave të mbrojtura ‘fshihen’ zhvillime të paqëndrueshme, si urbanizim, aeroporte, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale”.

Sipas tyre, “Hapja e rrugës për këto projekte do të dëmtojë në mënyrë të pakthyeshme këto zona”.

E, megjithatë, përtej shqetësimit të ambjentalistëve, projekti për betonizimin e Plazhit të Manastirit po vazhdon pa ndalur. Faktet tregojnë një krim të tmerrshëm mjedisor, korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa dyshohet se përmes ndërtimeve në zona të mbrojtura pastrohen para.

Oktapodi i kompanive dhe përfitimeve

Sadik e Idajet Ismailaj janë pronarë të kompanisë Motus, me administrator Elton Hoxha.

Me anë të kompanisë Motus kontrollojnë kompanitë Finman dhe Prodev me administratorë Elton Hoxha dhe Fesbian Myftari.

Me anë të kompanisë Finman, Sadik e Idajet Ismailaj kontrollojnë kompanitë Alb – Star, Vibtis, IR, Arena S&P, AM Rentals, ASAB, Balkansca Finman, ANGS, AOS, Manastiri Resort, Fintrade, APM etj., që të gjitha përfituese të koncensioneve, tenderave, lejeve për kulla dhe resorte, në mënyrë të dyshimtë dhe në dëm të interesit publik.

Ortakëri me Oleg Deripaska

Tek hidrocentralet, ortak me dyshen Ismailaj ka qenë oligarku rus Oleg Deripaska, pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është akuzuar nga inteligjenca amerikane për ndërhyrje në zgjedhjet e 2016, për llogari të Putinit.

Oleg Deripaska, i cili ka përfituar 20 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, u zbulua se kishte paguar ish zyrtarin e lartë të FBI Charles McGonigal, për ta hequr nga lista e sanksioneve të SHBA. McGonigal, i dënuar nga drejtësia amerikane, bëri lëmsh politikën e Tiranës.

Me anë të kompanisë Alb – Star, Sadik e Idajet Ismailajt kontrollojnë kompanitë ALBRAIL, Space+ dhe Ecoclean.

Space+, me administrator Fesbian Myftari, ka si objekt ushtrimin e veprimtarive të lojërave të fatit në kategorinë kazino në hotel me 5 yje, në bashkëpunim me disa çekë, në Hotel Marriott Tirana.

Ndërsa kompania Ecoclean, me administrator Elgerti Bixha, posedon vendburime nafte në Patos, përfituar në mënyrë klienteliste.

Me anë të kompanisë Finman, Sadik e Idajet Ismailajt kontrollojnë kompaninë Vibtis, me administrator Ardit Ismailaj.

Kompania Vibtis ka marrë vitet e fundit 33 tendera me vlerë 6 milionë euro nga Albpetrol, OST dhe disa bashki. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, disa nga tenderat janë abuzivë dhe si të tillë duhet të jenë objekt hetimi nga SPAK-u.

Sadik dhe Idajet Ismailaj kontrollojnë edhe kompaninë e betonit ASAB, me administrator Sokol Agalliu, kompani e cila ka nisur të marrë tenderat e parë publikë për beton dhe rikonstruksion rrugësh.

Mbi 100 milionë euro tendera

Me anë të kompanisë Alb Star, dyshja Ismailaj ka përfituar mbi 100 milionë euro tendera publikë, me hije të forta korrupsioni dhe klientelizmi. Mbi 60 milionë euro i kanë përfituar vetëm nga ARRSH dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku në disa raste kanë mashtruar me zbatimin e kontratave.

Përmes kompanisë Alb Star, Sadik e Idajet Ismailaj kanë marrë koncensionin e dyshimtë të transportit hekurudhor në linjat Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë si dhe disa hidrocentrale mbi lumin Shushicë (HEC Drashovicë, HEC Kote, HEC Gjorm dhe HEC Brataj).

/Prapaskena.com/

Previous Post

Konfiskimi i pallatit në Vlorë, Bici: Kjo ndërtesë i kaloi shtetit, të njëjtin fat do të kenë të gjithë ata që kanë bërë shkelje brutale

Next Post

“Largimi i Berishës dëmi më i madh që mund t’i bëhet PD-së!”/ Paloka: Deputetë në greva e urie aksion pa vlerë, qytetarët të rrëzojnë Ramën!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

Befasia e motit! Meteorologia zbulon çfarë na pret: Shi dhe rrebeshe! Duke nisur nga dita…

June 21, 2024
E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

E bujshme/ “Edi Rama ndahen nga Linda, do të martohet me Alketa Vejsiun”

August 21, 2024
Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

Kujdeset për veshjet e Luizit në BBV, flet Miranda Dupi: Cili prej banorëve vishet më mirë dhe cili më keq

February 9, 2023
Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

Ekskluzive/ Raporti “bombë” i policisë së Lezhës: Gjergj Luca trafikant droge dhe hajdut pronash, komandon Pëllumb Gjokën

September 29, 2023

Aksident në Durrës, dy pasagjere të plagosura

0

23-vjeçarja plagoset me armë zjarri në hotel

0

Masat e reja anticovid në Kosovë/ Kërkohen dy doza vaksine në kufi

0

Arrestohen nga policia, rrahin nënat dhe fëmijët e tyre të mitur

0
Balluku zhvillon një takim në Athinë me sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme.

Balluku zhvillon një takim në Athinë me sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme.

November 7, 2025
Juventusi mbetet jashtë tregut, Elkann: Kam pasur krenarinë të jem aksionar kontrollues për më shumë se një shekull.

Juventusi mbetet jashtë tregut, Elkann: Kam pasur krenarinë të jem aksionar kontrollues për më shumë se një shekull.

November 7, 2025
Video/ Kënga që Mamdani ia dedikoi gjyshes së tij, bëhet virale në Nju Jork nga reperi.

Video/ Kënga që Mamdani ia dedikoi gjyshes së tij, bëhet virale në Nju Jork nga reperi.

November 7, 2025
SHBA pezullon sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa përpara takimit me Trump në ditën e hënë.

AKTUALITET

Balluku zhvillon një takim në Athinë me sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme.

by timoni.al
November 7, 2025
0

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka zhvilluar një takim në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë,...

Read moreDetails
Juventusi mbetet jashtë tregut, Elkann: Kam pasur krenarinë të jem aksionar kontrollues për më shumë se një shekull.

Juventusi mbetet jashtë tregut, Elkann: Kam pasur krenarinë të jem aksionar kontrollues për më shumë se një shekull.

November 7, 2025
Video/ Kënga që Mamdani ia dedikoi gjyshes së tij, bëhet virale në Nju Jork nga reperi.

Video/ Kënga që Mamdani ia dedikoi gjyshes së tij, bëhet virale në Nju Jork nga reperi.

November 7, 2025
SHBA pezullon sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa përpara takimit me Trump në ditën e hënë.

SHBA pezullon sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa përpara takimit me Trump në ditën e hënë.

November 7, 2025
SHBA shpërndan sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa para takimit me Trump të hënën.

SHBA shpërndan sanksionet ndaj presidentit sirian Ahmed al-Sharaa para takimit me Trump të hënën.

November 7, 2025

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Balluku zhvillon një takim në Athinë me sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme.

Balluku zhvillon një takim në Athinë me sekretarët amerikanë të Energjisë dhe Punëve të Brendshme.

November 7, 2025
Juventusi mbetet jashtë tregut, Elkann: Kam pasur krenarinë të jem aksionar kontrollues për më shumë se një shekull.

Juventusi mbetet jashtë tregut, Elkann: Kam pasur krenarinë të jem aksionar kontrollues për më shumë se një shekull.

November 7, 2025

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al