Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home LAJME

Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare

timoni.al by timoni.al
September 29, 2026
in LAJME
0
Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edward Rukindi Kitzanangoma Nyabongo II, gazetari dhe prezantues i televizionit publik ugandas, është shpallur mbreti i ri i mbretërisë tradicionale Toro, duke pasuar kushëririn e tij të ndjerë, Oyo Nyiba Kabamba Iguru Rukindi IV. Rukindi IV vdiq në fund të gushtit në Shtetet e Bashkuara nga kanceri, në moshën 34 vjeçare; ai ishte kurorëzuar mbret kur ishte vetëm tre vjeç dhe ishte njohur nga Libri i Rekordeve Guinness si monarku më i ri në botë në kohën e kurorëzimit.

Kitzanangoma, 56 vjeç, u zgjodh nga një komitet i posaçëm i ngritur për përcaktimin e pasardhësit. Zgjedhja shkaktoi debate brenda familjes mbretërore: Nëna Mbretëreshë, Best Kemigisa, dhe Princesha Ruth Komundale kundërshtuan vendimin, duke pretenduar se mbreti i ndjerë kishte një trashëgimtar biologjik dhe paraqitën një testament në të cilin emërohej “biri i tij biologjik” si pasardhës. Komiteti zgjedhor deklaroi se fëmija nuk ishte paraqitur kurrë para grupit prej 21 pleqsh dhe nuk kishte kaluar ceremonitë tradicionale të njohjes që kërkohen për pasardhësit mbretërorë. Sipas komitetit, një trashëgimtar i mundshëm duhet të jetë gjithashtu i arsimuar dhe i përgatitur për përgjegjësitë e udhëheqjes; për këtë arsye djali i pretenduar nuk u konsiderua për fronin.

Mbretërimi i Edward Rukindi Kitzanangoma Nyabongo II nisi në mesnatën e së hënës dhe vazhdoi të martën, kur ai mori pallatin mbretëror në Fort Portal pas një beteje të simuluar, pjesë e një ceremonie tradicionale 24-orëshe. Para mbërritjes në pallat, mbreti i ri theru një dem, derdhi gjakun e një pule në Fort Portal dhe përshkoi më shumë se katër kilometra në këmbë për të arritur në pallatin mbretëror.

Toro është një nga katër mbretëritë kryesore tradicionale të Ugandës, që u bashkuan në fund të shekullit XIX për të formuar protektoratin britanik të Ugandës. Mbretëritë u shpërbënë në vitin 1967 dhe u rikthyen në fillim të viteve 1990 nga Presidenti Yoweri Museveni. Kushtetuta e Ugandës i kufizon rolin e tyre në çështjet tradicionale dhe kulturore, por mbretërit konsiderohen ende figura me ndikim në komunitetet e tyre.

Edward Rukindi besohet se i përket fisit Babito dhe është pjesë e familjes së zgjeruar të ish-mbretit George David Rukindi III. Ai ka lindur në vitin 1970 në një fshat rreth 300 kilometra nga Kampala, u diplomua në Universitetin e Kampalës për Komunikim Masiv në 1999 dhe më pas punoi mbi dy dekada në media, përfshirë si prezantues lajmesh.

Previous Post

Nations League: UEFA ‘mbulon me ar’ klubet, jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

Next Post

Evan Gershkovich rrëfen momentin e arrestimit në Rusi: U josha në një kurth, mendoj se…

Next Post
Evan Gershkovich rrëfen momentin e arrestimit në Rusi: U josha në një kurth, mendoj se…

Evan Gershkovich rrëfen momentin e arrestimit në Rusi: U josha në një kurth, mendoj se…

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al