Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Nations League: UEFA ‘mbulon me ar’ klubet, jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare

timoni.al by timoni.al
September 29, 2026
in KRYESORE
0
Nations League: UEFA ‘mbulon me ar’ klubet, jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

UEFA do të shpërndajë këtë javë rreth 31.5 milionë euro për klubet që kanë vënë në dispozicion lojtarët e tyre për ndeshjet e Nations League të sezonit 2024/25. Kjo është pagesa e parë e parashikuar nga cikli aktual i programit “Uefa Club Benefits Programme”, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit mes UEFA-s dhe EFC (Shoqata e Klubeve).

Pagesat e kësaj nate përbëjnë pjesë të një shume totale prej 104 milionë eurosh të përcaktuara për klubet që kanë lejuar futbollistët e tyre të luajnë për kombëtaret në Nations League (sezonet 2024/25 dhe 2026/27) dhe për kualifikueset e Euro 2028. Mekanizmi i shpërndarjes mbetet i njëjtë si në edicionin e mëparshëm: dëmshpërblimi llogaritet në bazë të futbollistit për ndeshje, me një shumë prej 3,845 euro për çdo futbollist për ndeshje në Nations League ose në kualifikuese evropiane. Për Euro 2028, shpërblimi do të llogaritet në bazë të futbollistit për ditë.

Programi përfshin 611 klube nga të gjitha federatat anëtare të UEFA-s, duke përfshirë edhe klubet amatere. Në këtë grup pagesash, klubi që do të përfitojë më së shumti është Leipzig, me një shumë të përcaktuar prej 353,000 euro, për 16 futbollistët që i ka dhënë kombëtareve.

UEFA thekson se “Programi i mbështetjes së klubeve e njeh kontributin thelbësor që klubet japin në suksesin e futbollit për skuadrat kombëtare”, duke nënvizuar se programi shpërndan tek të gjitha klubet, profesioniste apo amatore, një pjesë të të ardhurave nga Evropianët dhe Nations League, në prizmin e njohjes së rolit të tyre në zhvillimin e futbollistëve dhe në dhënien e tyre në dispozicion të kombëtareve.

Cikli aktual i përfitimeve për Euro 2028 parashikon shpërndarjen totale prej 244 milionë euro, duke përfshirë 2 milionë euro të mbetura nga Euro 2024. Nga kjo shifër, 104 milionë janë destinuar për klubet që lëshojnë lojtarët për Nations League dhe kualifikueset e Euro 2028, ndërsa 140 milionë euro do të ndahen për klubet që do të kenë lojtarët e tyre në fazën finale të turneut. Pagesat tjera do të kryhen në faza, ndërsa konkurrimet përparojnë.

Previous Post

Rusia kundërshton NATO-n për stërvitjet rreth Kaliningradit: Jemi gati ta mbrojmë me të gjithë arsenalin tonë

Next Post

Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare

Next Post
Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare

Gazetari në Uganda bëhet mbret i Toro-s, pason kushëririn që u kurorëzua në moshën 3-vjeçare

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al